SUPERLIGA

Bajrami fitoi 2-1 për të marrë kreun e kampionatit pasi që lideri i deritanishëm, Gumnasella u mund 3-2 nga Mobi Shop Gaxha. Fitore të madhe shënoi dhe Avni Ita ndaj Akllapit në derbi 5-4, ndërsa Venezia fitoi zyrtarisht 3-0 ndaj Blendi Center-it qe nuk udhëtoi fare. Fitore me shumë rendësi shënoi dhe Termax qe nuk u ndal as nga Sllovia e vendit të fundit. Termax triumfoi 3-0 gjithashtu.


10458774 452182844962827 532471164841893147 n

Standard Benz dhe Nipat e Dajes arritën të arkëtojnë nga tre pikë këtë vikend. Standard mundi 1-0 Besën, ndërsa Nipat e Dajes fituan 7-1 ndaj Gadimes. Nivela në krahun tjetër befasoi Mbretërit duke i mundur 4-1 dhe me këtë fitore edhe Nivela duket e sigurt në Superligë. Fitore shumë të thellë shënoi dhe skuadra e Etikes qe mposhti 7-0 Xhamine e Magures, ku kjo e fundit po lufton për mbijetesë. Lufta tashme është bërë shumë e fortë për titullin kampion ku se pari po luftohet për zonën play-off, ku të paktën rreth 8 skuadra momentalisht janë në garë.

superFO

LIGA E PARË

Në ligen e parë ndodhi ndoshta mrekullia më e madhe e sezonit. Restaurant Shpella nga fitorja 5-0 humbi ndeshjen në fund me rezultat 5-6 nga Relux që bëri një përmbysje të pabesueshme.

11011720 452236084957503 258175846074842545 n

Fitore gjithashtu shënoi dhe lideri aktual, FC Flaka me rezultat 4-1 ndaj Qulleve, ndërsa fituan gjithashtu dhe FC Smallusha që munden 6-2 Dardanet. Me fitore debutuan dhe Poturovci që korrën fitore 2-1 ndaj Minatorit, ndërsa edhe Rubofci iu gëzua pikëve maksimale duke mundur 5-1 Konjuhin. Fitoren e parë sezonale e arritën dhe El Binjaket qe mundën 2-3 Drenin. AL Com mundi 4-2 Muhagjert, ndërsa Expres Phone u mposht 6-7 nga Spartanet.

L1fo



LIGA E DYTË

L@fo(1)

Javën qe vjen në Lipjan luhet kupa e ligës apo sic quhet ndryshe TOTAL CUP. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app