I pari i Mitrovicës kërkoi nga ta angazhim dhe përkushtim në procesin që ka mbetur, tenderimin e punimeve të mbetura dhe afatizimin e përfundimit të tyre, duke konsideruar se gjendja e sportit dhe klubeve sportive është e mjerueshme dhe stërzgjatja eventuale mund sjell dëme të pariparueshme.

“BE duhet të përshpejtojë procesin e tenderimit dhe të përzgjedhjes së kompanisë së përgjegjshme, që kupton rëndësinë që ka përfundimi i shpejtë i projektit veçanërisht palestra “Minatori””, tha Bahtiri, transmeton klankosova.


Kurse, zyrtari i BE-së, Carlos Abaitua dhe zyrtari i kompanisë mbikëqyrëse, Luis Berger, thanë se po përpiqen të përshpejtojnë procesin e tenderimit dhe kryerjen e punimeve në palestrën “Minatori”. Njëherësh nga kompanitë e pranishme në takim kërkuan seriozitet në përzgjedhjen e pajisjeve konform standardeve, montimin dhe testimin e tyre me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të sallës së sporteve.
 

telegrafi sport app