LAJMI I FUNDIT:

Bacca: Milani kërkon Evropën

Bacca: Milani kërkon Evropën

Carlos Bacca ka përsëritur se Milani janë duke synuar kualifikimin në Evropë dhe këtë duhet të fillojnë që nga ndeshja kundër Torinos.

Sulmuesi kolumbian është ndarë i kënaqur me ndeshjet para-sezonale të Milanit, por pret që ndeshjet e mira të vazhdojnë deri në arritjen e objektivave, që është kualifikimi në garat evropiane.


“Ne jemi duke filluar me qëllim që të bëjmë gjërat si duhet dhe duke pasqyruar atë që trajneri jonë dëshiron të shohë në fushë”, tha kolumbian për Milan TV, transmeton Telegrafi.

Maldini: Milani në kaos!
Lexo po ashtu Maldini: Milani në kaos!

“Objektivi ynë është Evropa dhe ne duhet të fillojë që nga loja e parë për të marrë atë. Ky ka qenë edhe objektivi im personal që kam marrë këtu”.

“Ne e dimë se kemi punuar mirë në para-sezon, por objektivi është për të fituar, kur ndeshjet zyrtare të fillojnë. Ne kemi mentalitetin dhe forcën për të marrë rezultate të mira”, përfundoi Bacca. /Telegrafi/