LAJMI I FUNDIT:

Babai i të plagosurit në Prishtinë: Djali im s’kishte probleme me kë, tani po lufton për jetën

Babai i të plagosurit në Prishtinë: Djali im s’kishte probleme me kë, tani po lufton për jetën

Një person është plagosur me arë zjarri në Prishtinë, në rrugën “Perandori Justinian”, rreth orës 20:30 të së premtes. Ai ka marrë dy plumba dhe tani po operohet në Qendrën Klinike Universitare, ku mjekët po provojnë t’ia shpëtojnë jetën.

Plagoset një person në Prishtinë (Video)
Lexo po ashtu Plagoset një person në Prishtinë (Video)

I lënduari ka inicialet P.A. Babai i tij ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova se s’ia ka idenë se kush ia sulmoi djalin, pasi ai s’kishte telashe me askënd.


“Djali ka qenë duke shkuar në shtëpi. Nuk po e dimë saktë kush është. Ai nuk ka pasur problem me kë. Gjendja e tij është kritike, I ka dy plumba. Ai s’është djalë problematik. Veç në shkollë shkon dhe nga aty në punë. Djali im punon në një restorant. Pesë minuta para se të ndodhte rasti kam folur me të në telefon”, tha babi i të lënduarit, Driton A. “Policia nuk më ka dhënë shumë detaje. Kanë thënë se janë duke e bastisur shtëpinë e sulmuesit. Thanë se më pas do të më njoftojnë kush është”. /klankosova.tv/