LAJMI I FUNDIT:

Babai i Neymarit do të takohet me drejtuesit e Juventusit

Babai i Neymarit do të takohet me drejtuesit e Juventusit

Mediat italiane raportojnë që babai i Neymarit, Neymar Santos Senior do të takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Torino.

Lidhjet befasuese mes Neymarit dhe Juventusit filluan të shfaqen të mërkurën në mëngjes,  kur gazeta Mundo Deportivo pretendoi se ylli i Paris Saint-Germainit kishte nxjerrë në pah Bianconerët si një destinacion tjetër i mundshëm .

Gazetari i mediumit Rai Sport, Paolo Paganini ka raportuar tashmë që një takim do të zhvillohet mes Neymar Sr dhe Paratici, edhe pse ai thekson se tani është vetëm “eksplorues” në këtë fazë.

Neymar i hapur për një kalim te Juventusi, por shumë probleme janë në mes
Lexo po ashtu Neymar i hapur për një kalim te Juventusi, por shumë probleme janë në mes

27-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG-në nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, por që nga transferimi gjithmonë është lidhur me largim.

Neymar së bashku me babanë e tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ai ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për gjigantët francezë, duke fituar dy tituj të Ligue 1, por koha e tij në klub është lënë në hije nga lëndimet dhe shkëlqimi i Kylian Mbappe.

Braziliani tani dëshiron të largohet nga klubi, me një kthim në Barcelonë që është më së shumti duke u diskutuar, megjithatë ka shumë vështirësi të ndodh ky transferim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori