LAJMI I FUNDIT:

Babai i Khabib i dërgon një mesazh Conorit në Instagram, ndërsa thotë se djalin e tij do ta dënojë më shumë se UFC-ja

Babai i Khabib i dërgon një mesazh Conorit në Instagram, ndërsa thotë se djalin e tij do ta dënojë më shumë se UFC-ja

Conor McGregor është një nga ata që i pëlqen të flas shumë para përballjeve, në mënyrë që meçet të marrin më shumë vëmendje.

Kështu irlandezi bëri edhe ndaj Khabib Nurmagomedov, por me raste nuk munguan edhe ofendimet.


Por, në fund rusi iu përgjigj në oktagon duke e detyruar Conorin ta dorëzojë duelin në raundin e katër, ndërsa pas kësaj Khabib filloi një përleshje masive me skuadrën e Conorit.

Njihuni me Dillon Danis, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni
Lexo po ashtu Njihuni me Dillon Danis, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni

Në konferencën për media Nurmagomedov tha Conor dhe skuadra e tij gjatë gjithë kohës e kanë fyer atë dhe familjen e tij.

Khabib dhe babai i tij duke festuar fitoren me tifozët në Dagestante

Gjithsesi e gjitha kjo duket se do t’i përkas së kaluarës pasi babai i Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, nëpërmjet një postimi në Instagram ka vendos ta falë Conorin për të gjitha:

“Paqja qoftë mbi ju. E fali Conor McGregorin për të gjitha çka kanë ndodhur në të kaluarën. Tani duhet të analizojmë gjithçka çfarë ndodhi dhe të marrim mësim”.

Ndërsa për median ruse Ren TV, Abdulmanap, ka thënë se disiplina është gjëja kryesore që ai dëshiron te skuadra e tij dhe se do ta dënojë djalin e tij më shumë se UFC-ja.

“Do jem shumë i ashpër, e kam paralajmëruar. Për mua, disiplina vjen e para. Në oktagon mund të bësh çfarë të duash, por jo dhe jashtë. Aty është kufiri pasi ka dhe fëmijë, gra dhe njerëz të rëndomtë. Sanksionet e mia për Khabib do të jenë shumë më të mëdha se ato të UFC-së”, ka thënë Abdulmanap. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori