LAJMI I FUNDIT:

Babai i Ansu Fatit të Barcelonës: Real Madridi ofroi më shumë para

Babai i Ansu Fatit të Barcelonës: Real Madridi ofroi më shumë para
Ansu Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Babai i debutuesit të Barcelonës, Ansu Fati ka zbuluar se atyre iu është ofruar shumë më tepër për të nënshkruar për Real Madridin më herët në karrierën e tij.

Lojtari 16-vjeçar u transferua në Spanjë nga Guinea-Bissau si një gjashtë vjeçar dhe talenti i tij u zbulua fillimisht nga Sevilla, e cila e përfshiu atë në ekipin e tyre të të rinjve.


Sidoqoftë, ai më vonë u transferua në akademinë e La Masia në Barca përpara një oferte tjetër nga Madridi, gjersa babai i talentit ka zbuluar se kanë pranuar ofertë të majme parash nga madrilenët.

“Madridi ofroi shumë para, por Albert Puig erdhi dhe më tha që ata ishin Barça dhe se kishin një projekt,” ka thënë Bori Fati  në një intervistë për Cadena Cope.

“Pas disa vitesh ata panë vendin e tij në klub. Ne e dimë që ai punon shumë, por nuk mund ta imagjinonim që ai do të luante me këta yje”

“Thjeshtë dita më e lumtur e jetës sime. Kur Ansu më tha që ishte thirrur nga Valverde, unë fillova të qaja dhe gruaja ime gjithashtu bëri. Kur ai hyri në fushë ne thamë ‘nuk mund të jetë’ – nuk mund ta besonim”.

Performanca e Ansu Fatit te Barcelona – lojtari më i ri që debuton te katalunasit në La Liga nga viti 1941
Lexo po ashtu Performanca e Ansu Fatit te Barcelona – lojtari më i ri që debuton te katalunasit në La Liga nga viti 1941

“Kur ai ishte gjashtë ose shtatë vjeç, ai erdhi në Spanjë, unë erdha më parë dhe nuk e dija se luante futboll. Ata më thanë që nuk e dini se sa i mirë ishte djali im, ai ishte fantastik. Ansu thotë se dëshiron të luajë në skuadrën spanjolle”, ka shtuar më tej babai i talentit të katalunasëve

Fati u paraqit si zëvendësues në fitoren e së dielës 5-2 ndaj Real Betis, duke bërë që të pranishmit që befasohen nga talenti i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori