LAJMI I FUNDIT:

Baba afër transferimit në Bundesliga

Baba afër transferimit në Bundesliga

Dy vite më parë Chelsea vendosi të shpenzojë 20 milionë euro për mbrojtësin ganez Abdul Rahman Baba.

Lojtari iu bashkua kampionëve të Anglisë pas një stinori fantastik me Augsburgun në Bundesliga.


Por reprezentuesi ganez nuk arriti të ambientohet me kampionatin anglez dhe vitin e kaluar u huazua te Schalke 04.

Klubi gjerman tani kërkon ta blejë kartonin e lojtarit për transferim të përhershëm në Bundesliga.

Schalke dhe Chelsea kanë filluar negociatat për një transferim të mundshëm të Babas në ‘Gelsenkirchen’.

Sipas medieve angleze Schalke ka ofruar 12 milionë euro për blerjen e kartonit të Babas.

23-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Schalken. /Telegrafi/