Videoklipi mund të thuhet se është i një cilësie të lartë, qoftë nga ana teknike ashtu dhe nga ana kreative, ndërsa vlen të përmendet se atë e ka realizuar produksioni “Pink Moon Creative”.

Për krijuesin e hitit “Maturant” fillimi i shkurtit ishte bombastik, pasi pas lansimit të këngës më të re në bashkëpunim me reperin D.U.D.A të titulluar “Rrugës Tem”, tani me këtë klip B-Genius padyshim se kompleton një rikthim të fuqishëm në skenë. /Telegrafi/