LAJMI I FUNDIT:

Azet si asnjë tjetër, kënga emocionale e tij kushtuar nënës me tekst prekës bazuar në ngjarje të vërtetë – nga ikja prej luftës në Kosovë, te burgu, e deri te maja e suksesit me albumin “Fast Life”

Azet si asnjë tjetër, kënga emocionale e tij kushtuar nënës me tekst prekës bazuar në ngjarje të vërtetë – nga ikja prej luftës në Kosovë, te burgu, e deri te maja e suksesit me albumin “Fast Life”
Azet...

I shohim duke bërë këngë ku përshkruajnë kinse jetën luksoze dhe me shumë femra. Po flasim për reperët shqiptarë të cilët ka kohë që i kanë lënë vlerët sociale dhe familjare me një anë, duke preferuar këngë kryesisht komerciale pa ju qasur realisht jetës së tyre dhe rrugëtimit deri te suksesi.

Një këngë për nënën! Atë që askush nuk e ka bërë deri tash nga hip hop skena shqiptare, e bëri një shqiptar tjetër në një skenë edhe më të madhe, atë botërore, duke mos u turpëruar teksa pasqyron realitetin e tij prej nga ka ardhur, të gjitha vështirësitë një nga një.


Ky është Granit Musa nga Prishtina, apo i njohur për publikun botëror si Azet, ai i cili në një videoklip të shkëlqyer sjellë një këngë kushtuar nënës së tij, ku pasqyron jetën e vështirë që e ka pasur familja e tij dhe veçanërisht nëna e tij.

Projekti “Mama” nuk është vetëm në gjermanisht, një pjesë e pre-refrenit të tij është në gjuhën shqipe, me fjalët “Jetën e la për ty, oj nane”, që dëshmon dashurinë e reperit për nënën e tij.

Kënga është e punuar nga Dennis Kor dhe Dj A-Boom në muzikë, kurse teksti natyrisht se është realizuar nga vet reperi, kurse videoklipi është një shembull i shkëlqyer se si video produksioni mund të ri-sjellë të kaluarën në mënyrë grafike.

Por, me që projekti është në gjermanisht, Telegrafi sjellë tekstin e kësaj kënge në formë narative, pasi që rrallë ndodh të shohim reperë shqiptarë duke i kënduar familjes, vështirësive të jetës dhe realitetit në për të cilin kaluan deri te rruga për sukses.

[Pjesa 1]
Wir müssen flieh’n aus der Heimat, es wird ein Fehler sein
Doch du trägst mich auf Händen, Mama, kilometerëeit
Sind halb erfror’n, nur dein Kuss hält mich ëarm
Wurd’ mit Krisen gebor’n, ëas für Klunker am Arm?
Durchquerten acht Länder, weg von dem Drecksleben
Und als deine Mutter starb, Mama, du warst sechzehn
Du bist stark, auch als durch Kugeln dein Vater starb
Auch danach, als im Rollstuhl mein Vater saß
Deine Trän’n füll’n ein Meer, ich war mit schuld
Egal, wohin ëir geh’n, Bruderherz, Mama vermisst uns
Verzeih, dass ëir husteln und mit Auto wieder wegfahr’n
Für Scheine Farbe braun wie die Augen meiner Schwester

Përkthimi

[Pjesa 1]

Duhet të ikim nga vendlindja, do të jetë një gabim,
Por më mabn në duart e tua, mama, me kilometra larg
Jemi gjysmë të ngrirë, por puthja jote më mban nxehtë
U linda me kriza…
Kaluam tetë shtete, larg nga jeta e vështirë
Dhe kur nëna jote vdiq, mama, ishe vetëm 16
Ti ishe e fortë, edhe kur babain në luftë ta kanë vrarë
Edhe atëherë, kur babai im në karrocë mbeti
Lotët tua mbushin një det, kisha shumë faj
Nuk ka lidhje, nga do që shkojmë, vëlla, i mungojmë nënës
Na fal, por duhet të mundohemi dhe të shkojmë sërish në rrugë
Për të hollat me ngjyrë të kaftë sikur sytë e motrës time

Domethënia e pjesës së parë:
Azet dhe familja e tij është dashur që për shkak të luftës në Kosovë në vitin 1998 të largohen nga Kosova në mënyrë që të gjejnë një jetë më të mirë në Gjermani. Reperi flet për vështirësitë e emigrimit nga Kosova, ku nëna e tij vuajti nëpër të ftohtë dhe nëpër shumë vështirësi duke kaluar tetë shtetë të ndryshme.

Ai thotë se luksi nuk është diçka e jashtëzakonshme për të, pasi që për të ka punuar shumë dhe se për të rruga ka nisur nga zeroja. Gjatë kësaj pjese të parë të tekstit Azet flet për vështirësitë që kishte nëna e tij pasi i vdiq gjyshja e tij teksa nëna isht vetëm 16 vjeçare, dhe menjëherë pas pak kohësh edhe gjyshi i Azet është vrarë në luftën e Kosovës dhe këto vështirësi vazhduan pasi edhe babai i Azet ishte në karrocë e personave me nevoja të veçanta.

“Lotët e tua mbushin një det, kisha shumë faj”, tregon se lotët e nënës së Azetit në rrugën përgjatë rritjes së tij si një djalë problematik dhe ngjarjeve tjera të jetës do të mund të mbushnin edhe një det. Kurse, pjesën e parë reperi e përmbyll duke treguar se sa pak i ka qëndruar afër nënës në kërkim të një jete më të mirë në rrugë, kurse paraja e kaftë që e përmend simbolizon valutën e 50 eurove që kanë ngjyrë sikur të motrës së tij.

Foto nga fëmijëria, Foto: Youtube

[Pre-refreni 1]
Ich lieb’ es, ëie du lachst, nur dein Wille macht mich stolz
Ja, und du bist meine Macht, nicht die Millen, der Erfolg
Lass uns geh’n, du kommst auf unsre Reise mit
Tausch’ Ruhm, Geld für Gesundheit für dich, Mama

Përkthimi

[Pre-refreni 1]
E dua mënyrën si ti qesh, vetëm vullneti yt më bën krenar
Po, ti je fuqia ime, jo suksesi e milionat e mia
Eja shkojmë, ti vjen bashkë në rrugëtimin tonë
E ndërroj pasurinë, paratë, për shëndetin, për ty, Mama.

Domethënia e pre-refrenit 1:
Azet në pre-refrenin e tij tregon se nëna e tij i jep forcë dhe jo të hollat e suksesi që ka në hip hop, ndërsa thotë se do të jepte të gjitha që ka arritur për të dhe për shëndetin e saj.

Grafikë nga klipi, Foto: YouTube

[Refreni]
Ich dank’ Gott für all die Krisen
Bis zum Tod meine Familie
Frag’ mich, wann warst du zufrieden? (na na na na na)
Immer wenn sie die Türen schließen (na na na na)

Përkthimi

[Refreni]
Falënderoj Zotin për krejt krizat
Deri në vdekje familja ime
Pyes veten, kur do të ishte e kënaqur? (na, na, na, na)
Gjithmonë kur ata i mbyllin dyert (na, na, na, na).

Domethënia e refrenit:
Azet falënderno Zotin për të gjitha krizat në jetën e tij, sepse e kanë bërë të jetë më i fortë dhe të ngritet në karrierën e tij, kurse thotë se do t’i qëndrojë familjes deri në vdekje pranë, ndërkaq e di se nëna e tij do të ndahej e kënaqur po që se ai do të kthehej gjithnjë herët në shtëpi, e jo me suksesin dhe paratë e tij.

Azet me motrën dhe nënën, Foto: YouTube

[Pjesa 2]
Du stehst als Erste auf und als Letzte bist du wach
Denn du wartest, bis ich komm’, und machst Essen um Mitternacht
Kannst nicht schlafen, denn dein Sohn ist auf Straße und ëird nicht satt
Tagelang mit der Waage, zu viel verpackt
Kurze Zeit später musste ich ballern, dann kam die Haft
Zu dem Zeitpunkt ëussten Mama und Vater nicht, ëas ich mach’
Aber wieder warst du da unter Trän’n im Besuchstag
Keiner kennt mein Leben, außer du, Mam

Përkthim

[Pjesa 2]
Zgjohesh e para nga gjumi dhe e fundit bie në gjum
Sepse më pret derisa vij dhe më gatuan bukë në mesnatë
Nuk fle sepse djali yt është në rrugë dhe nuk është i ngopur
Me ditë të tëra me peshore, shumë paketova
Pak kohë më pas edhe gjuajta me armë, më pas erdhi arrestimi
Atë kohë nëna dhe babi nuk e dinin se çka bëja,
Por, sërish ishe aty nën lot në ditën e vizitës
Askush nuk e njeh jetën time, sikur ti, Mam

Domethënia e pjesës së dytë:
Azet flet për jetën e tij prej adoleshenti në mesin e një krize financiare nëpër të cilën kaloi ai dhe familja e tij. Duke qëndruar gjatë në rrugë dhe afër fenomeneve negative, shpesh ai tregon si qëndronte i uritur dhe në shtëpi e priste nëna për t’i gatuar ushqimin edhe pas mesnate.

Reperi tregon se si është marrë me shit-blerje të narkotikëve, ku ishte përfshirë në probleme me grupe tjera dhe çka bëri që ai edhe të arrestohej dhe të futej në burg. E përkundër të gjitha që bëri, ai rrëfen se si nëna ishte gjithnjë pranë tij në ditët e vizitës në burg nën lot, për një jetë që sipas reperit e di vetëm nëna e tij.

[Pre-refreni 2 (këndon shqip)]
Jeten e la për ty, oj nane
Jeten e la për ty, oj nane
Jeten e la për ty, vec për ty nane
Jeten e la për ty, vec për ty nane

Imazh tjetër familjar, Foto: YouTube

Kush është AZET?

Azet është lindur më 6 mars të vitit 1993 në Kosovë, kurse emri i tij i vërtetë është Granit Musa dhe jeton në Dresden.

Prindërit e tij u larguan nga Kosova dhe u vendosën në Dresden në lagjen Prohlis. Në shkollë ai e njoftoi Aliun, me të cilin edhe e formoi grupin e repit KMN në vitin 2010, grup të cilit ai edhe zot i takon me reperët Nash, Zuna dhe Miami Yacine.

Në fillim Azet kishte emrin artistik Azphalt, kurse Ali që sot quhet Nash, kishte atë kohë emrin artistik Achillez. Pas pak kohësh grupit ju bashkua edhe Zuna. Atë kohë në trajnime për t’u bërë menaxher restaurantesh, Azet ishte dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim në tetor të vitit 2015 për shitblerje të narkotikëve dhe lëndimeve trupore, kurse ishte në liri të kohë pas kohshme, që nga shpallja e vendimit pasi qëndroi nga maji në paraburgim, kurse përfundimisht u lirua më 4 prill të vitit 2018.

Azet ishte dënuar pasi ishte kapur me shtatë kilogramë marihuanë dhe kishte therrur pas një rrahje një person tjetër në proces e sipër.

“Klienti im mban përgjegjësi dhe i pranon të gjitha akuzat”, sqaronte avokati Endrik Wilhelm atë kohë para gjykatësit sinqeritetin e Azetit i cili qëndroi prapa veprimeve të tij, por pa arritur që të sqarojë pse Azet është dashur të merrej edhe me shitblerje të drogës, teksa përleshja në diskotekë u cilësua se nuk kishte lidhje me narkotikët.

Azet pas shqiptimit të vendimti me dy vjet e tetë muaj burg, Foto: Tag24.de

Edhe për hetuesit ishte e pa qartë arsyeja e përleshjes sepse personi i cili ishte therrur nuk është marrë më në pyetje pasi ai vdiq në ndërkohë pas një aksidenti me motoçikletë.

Pasi kaloi pesë muaj në paraburgim, gjyqtari i dha dënimin prej dy vjet e tetë muaj burg, por mund të bënte vizita me kërkesë të veçantë, e në rast se veprime të tilla të reperit do të përsëriteshin, vendimi do të ekzekutohej menjëherë pa mundësi për vizita.

“Merre jetën tënde në duar. Verdikti është një dhuratë e hershme e vitit të ri. Bëj diçka të mirë prej saj”, i kishte thënë gjykatësi reperit shqiptar gjatë shqiptimit të dënimit me mundësi të vizitave të me leje të veçantë.

Dhe, Azet e shfrytëzoi lirinë e kohëpaskohshme këtë për të bërë hite në fshehtësi.

Në burg, me ndalesë kontakti dhe ai ja doli që të jetë në krye të toplistave. 25 vjeçari nga Prishtina me albumin e tij të parë “Fast Life” i lansuar zyrtarisht më 30 mars, 2018, arriti në vendin e parë të top listës zyrtare të Gjermanisë. Dhe, krejt vonë ai ishte liruar nga burgu, më 4 prill të këtij viti.

Suksesi dhe hitet e tij u arritën edhe pse i ishte ndaluar kontakti me antarët tjerë të grupit KMN, grup të cilin edhe ai e themeloi.

Së fundmi autoritetet ndaluan një koncert të reperëve shumë të njohur Kollegah dhe Farid Bang për shkak të frikës për një konflikt me antarë të grupit KMN, por të gjitha këto nuk ndaluan grupin dhe vet Azetin drejt majes së suksesit.

“Fast Life” okupoi vendet e para të top listave në Gjermani, Austri dhe Zvicër, teksa albumi u certifikua me Platinum ashtu si gjashtë këngë të tjera nga albumi që u bënë hite”.

Pikërisht në këtë album është kënga “Mama”, ku reperi përshkroi vështirësitë që kaloi ai nga fillimi në jetën e tij, ku përshkroi vuajtjet e nënës së tij për shkak të veprimeve të tij.

Ishte në burg, por kërkoi disa ditë liri për ta xhiruar klipin e titulluar shqip, “Gjynah” i cili arriti të certifikohej me Platinum. Sukses fantastik nga burgu si paraprirje e albumit të ri, Foto: YouTube

Një karrierë dhe jetë e vërtetë prej një reperi gangster që vjen nga një e kaluar plot vështirësi dhe vuajtje – Azet është tregues nëpër çka kanë kaluar fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Gjermani, se sa rrugë të vështirë kanë drejt një suksesi.

Kjo bën që natyrisht shumë të rinj të kësaj gjenerate që emigruan me prindërit ose lindën në diasporë ta gjejnë veten pikërisht te reperi, i cili ka lënë rrugët e errëta në të kaluarën për t’iu përkushtuar tash suksesit muzikor dhe familjes së tij, e nënës të cilës i këndon me aq dashuri…

Mbi të gjitha, Azet kurrë nuk e harroi vendin e tij. I këndoi Kosovës dhe shqiptarëve në pothuajse çdo projekt, kurse verës performon në Kosovë.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori