LAJMI I FUNDIT:

Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së Azem Syla është liruar nga paraburgimi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij Besnik Berisha.


Berisha ka thënë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër Azem Syla.

“Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do të mbrohet në liri”, ka thënë Berisha.

Syla akuzohet për keqpërdorim dhe tjetërsim pronash në Prishtinë. Bashkë me të akuzohen edhe disa persona tjerë në rastin e njohur si “Toka”. /KP/