LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Kushtet e burgjeve në Maqedoni nuk janë të kënaqshme

Avokati i Popullit: Kushtet e burgjeve në Maqedoni nuk janë të kënaqshme

“Infrastrukturë e keqe, informacione të pamjaftueshme të zyrtarëve policorë në çështjet e azilit, njohuri të dobëta për identifikimit dhe udhëzimi i kategorive të prekura janë kushtet në të cilat funksinojnë gjashtë stacionet policore për kontrollimin dhe vëzhgimin e kufirit, Bellanovcë, Mihajllovë, Dojran i vjetër dhe stacionet policore për kontroll kufitar në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit”.

Këtë e theksoi zëvendësi i Avokatit të Popullit, Vaskla Bajramovska-Mustafa në konferencën e sotme për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas saj, kushtet e këtilla paraqesin rrezik ndaj personave që do të mbahen apo do të privohen nga liria, duke përfshirë këtu emigrantët.

Sa i përket stacioneve policore, ajo përshëndeti angazhimet e MPB-së dhe njohjen e nevojës për ndërtimin e objekteve të reja të stacioneve policore siç është stacioni policor Gjorçe Petrov.

Ajo shtoi se Burgu i Tetovës për shkak të kushteve jonjerëzore për paraburgim me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë është mbyllur reparti i paraburgimit. Ngas ana tjetër, siç tha ajo, nuk janë përmirësuar kushtet as në repartin e paraburgimit në Burgun e Gjevgjelisë, por ai repart është ende në funksion.

Gjatë vitit 2018 sipas raportit janë zbatuar 42 vizita, nga ku 11 vizita kanë qenë në 11 stacione policore dhe burgje si dhe 31 vizita në vendet e përqendrimit të emigrantëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori