LAJMI I FUNDIT:

Avokati Musa për vrasjet në Kosovë: Shumica e dënimeve për armëmbajtje pa leje janë vetëm me gjobë

Avokati Musa për vrasjet në Kosovë: Shumica e dënimeve për armëmbajtje pa leje janë vetëm me gjobë

Avokati, Skënder Musa i sheh të nevojshme kontrollat e vazhdueshme për armë  nga Policia e Kosovës, gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE lidhur me armëmbajtjet pa leje. Krahas kësaj, i njëjti thotë se dënimet për armëmbajtjet pa leje janë relativisht “të lehta”.

Avokati, Skënder Musa ka thënë se shumica e dënimeve për armëmbajtje në Republikën e Kosovës shqiptohen vetëm me gjobë, dënim ky i cilësuar “i lehtë” nga ana e Musajt.


I ftuar në  RTV Dukagjini, Musa ka thënë se prezenca e armëmbajtjeve pa leje paraqet një rrezik gjersa i njëjti  bënë një krahasim të dënimeve me shtetin fqinj lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.

“Vet prezenca e armëve pa leje në duart e qytetarëve paraqet rrezikshmëri dhe është një e vërtet shumë e madhe që në Kosovë, dënimet për armëmbajtje pa leje janë të lehta për shkak se shumica e dënimeve shqiptohet me gjobë e jo dënime me burg”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se përkundër Kosovës, në Shqipëri, dënime të tilla arrijnë deri në 7 vjet burgim.

Musaj i sheh të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE.

“Sa i përket lokaleve të natës, sidomos klubeve të natës, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të ketë kontrolla rutinore të shpeshta, sidomos kontrolla për armë, kazino dhe mjeteve të tjera…Ajo çka unë mendoj se është mire është që në nivel të Kosovës të ketë një TASK FORCE dhe jo të iu lihet regjioneve për shkak se nivele regjionale, Kosova edhe kështu është vend i vogël, njihen në mes vete policët dhe pronarët e lokaleve dhe është e pamundshme që sigurimet në lokale të ketë armë pa leje dhe të marrin armë me vete, pastaj ndodhin edhe vrasjet”.

Lidhur me këtë, Musaj thotë se është shqetësuese që të vriten personat pa asnjë konflikt të mëhershëm.

“Është shqetësuese sepse është më e rrezikshme që personat të vrahen në mënyrë, mund të them edhe banale, pa konflikte të mëhershme, pa kurrfarë shkaku të mëhershëm, për shkak të të drejtës zakonore që ne e dëgjojmë shpeshherë në zhargonin të ndryshme, varësisht prej krahinave të Kosovës që ne nuk e durojmë këtë apo atë…këto janë fenomenent që nxisin deri tek konfliktet e tek vrasjes dhe në shumicën e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë janë vrasje që nuk mund të kuptohen në aspektin njerëzor, vrasje për shkaqe që nuk ia ka vlejt”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën e 3 janarit, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës. Këtij të fundit dhe të tjerëve të përfshirë në ngjarje u është caktuar nga një muaj  paraburgim.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale.

Krahas kësaj, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar një rast i cilësuar si “vdekje e dyshimtë” në të cilin, viktima është një grua e gjetur e vdekur në Prishtinë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori