LAJMI I FUNDIT:

Avdyli nga LDK optimist për koalicionin me Vetëvendosjen

Avdyli nga LDK optimist për koalicionin me Vetëvendosjen
Foto: Arkiv

Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur optimist se koalicioni me Vetëvendosjen do të ndodhë së shpejti dhe se do të arrihet pa i kaluar afatet kushtetuese.

Avdyli tha se njëra nga çështjet që kanë mbetur pa u zgjidhur është edhe ajo e presidentit.

“LDK është e interesuar që ky mandat të jetë 4-vjeçar, dhe në kuadër të mandatit të qeverisë në ardhje 4-vjeçar që do të krijohet janë edhe pozita e presidentit. Nuk duam të futemi në qeveri, e cila do të zgjatë deri në pranverën e viti 2021 dhe atëherë ne si parti të shkojmë të ndarë para kësaj sfide. LDK për punën e presidentit po kërkon një zotim, i cili është vetëm zotim për një bashkëpunim të ardhshëm LDK-Vetëvendosje, nuk është që e kemi të sigurt apo e kemi mundësinë që vetëm kjo marrëveshje jonë ta zgjedhë presidentin. Duam që ky zotim të vendoset dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë me pikat e ardhshme siç është qeveria… Më shumë ka rëndësi zotimi jo vetëm me letër, edhe me gojë, por edhe me mirëbesim”, tha Avdyli.

Kurti flet për gjendjen në shëndetësi, thotë se do ta ketë prioritet
Lexo po ashtu Kurti flet për gjendjen në shëndetësi, thotë se do ta ketë prioritet

Ish-deputeti i LDK-së ka insistuar që posti i presidentit të jetë çështje që duhet të diskutohet nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të ketë partneritet me LDK-në.

“Posti i presidentit nuk është post që vjen nga zarfi. Ky post duhet të jetë pjesë e diskutimit nëse ne duhet të kemi një partneritet, nëse duam që postin e presidentit ta kemi si shkas për ta prishur qeverinë apo për ta rrëzuar në pranverë  e vitit 2021. Kjo është OK, por ne nuk jemi të interesuar që qeveria e ardhshme të mbarojë në vitin 2021, por jemi të interesuar që kjo qeveri të ketë sukses…Kushte tjera besoj që nuk kemi çdo gjë është e zgjidhshme dhe çështjet e vogla dhe çështjet që mund të jenë çështjet që mund të zgjidhet gjatë rrugës”, u shpreh ai.

Avdyli tha se LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje pasi në këtë mënyrë bllokohet vendi.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor, në orën 9:00.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati premtuar që marrëveshja të mbërrihej 72 orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat u certifikuan më 27 nëntor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori