Një tjetër xhiro në Serie A, një tjetër humbje për Chievon në kampionatin elitar italian të futbollit.

Por, humbja e fundit ndaj 0-2 ndaj Sassuolos vazhdon të përmendet në media dhe rrjete sociale.

Kjo për shkak të autogolit të Emanuele Giaccherini, i cili ishte aq sa i turpshëm edhe qesharak për një lojtar si italiani.

Stefano Sorrentino duke pritur goditjen e Berardit në Marc’Antonio Bentegodi (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Stefano Sorrentino bëri një pritje të bukur ndaj Domenico Berardi, por gabimi i 33-vjeçarit bëri që pritjet e portierit të Chievos të harrohen.

Në 11-të xhirot e para në Serie A skuadra nga Verona ka minus një pikë (Chievo në fillim të sezonit është dënuar me tri pikë nga Federata e Futbollit të Italisë).

Emanuele Giaccherini me një nga autogolat që rrallë herë shikohen nga lojtar me provojë si ai (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Gianpiero Venturas ka nëntë humbje dhe vetëm dy barazime.

Ndeshja e ardhshme e Chievos është kundër Genoas. /Telegrafi/