LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang nuk udhëton me Dortmundin në Berlin, afër transferimi te Arsenali?

Aubameyang nuk udhëton me Dortmundin në Berlin, afër transferimi te Arsenali?

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang nuk është pjesë e skuadrës së Borussia Dortmundit për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Hertha Berlinit.

Alexis Sanchez është afër zyrtarizimit te Manchester Unitedi dhe Arsenali po shikon alternativa për zëvendësimin e tij.


Emri më i lakuar është ai i sulmuesit të Dortmundit, Aubameyang, për të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje në parim me klubin londinez.

Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin
Lexo po ashtu Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është arritur edhe me skuadrën gjermane përkundër fjalëve të mëdha në mediat angleze.

Aubameyang duke festuar golin e tij ndaj Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Por, largimi i tij tani mund të ndodh, pasi Aubameyang nuk ka udhëtuar fare me skuadrën për ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Hertha Berlinit.

Kjo gjë ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të shpejt te Topçinjtë, të cilët janë afër të humbin edhe Mesut Ozilin.

Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin
Lexo po ashtu Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Mos-udhëtimin me skuadrën në Berlin e ka konfirmuar edhe klubi gjerman me anë të drejtorit sportiv të klubit, Michael Zorc.

“Aubameyang po stërvitet në Dortmund. Ne kemi përshtypjen se në këtë moment ai ka të bëjë me gjëra të tjera në kokën e tij dhe për këtë arsye nuk është plotësisht i fokusuar, kështu që shtrohet pyetja nëse ai mund të na ndihmojë në Berlin”, ka thënë Zorc. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori