Në qytetin e Gjakovës është duke u zhvilluar derbi më i madh kosovar mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Mijëra tifozë janë mbledhur në shkallët e stadiumit duke përkrahur klubin kuq e zi i cili është riorganizuar pasi ka marrë drejtimin e tij legjenda Agim Cana.

Një keorografi fantastike kanë shpalosur tifozët e Vëllaznimit para fillimit të ndeshjes.

Ata kanë zbuluar një keorografi të bukur me legjendat e qytetit të Gjakovës si Lorik Cana, Amir Abrashi, Eros Grezda, Besnik Hasi, Burim Kukeli dhe Naim Kryeziun.

Keorografia fantastike nga ‘Kuqezinjtë e Jakovës’

Kjo ka bërë që tifozët tjerë të pranishëm në stadium t’i duartrokasin jashtëzakonisht shumë ‘Kuqezinjtë e Jakovës’.

E fillimin e ndeshjes e bëri legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, kapiteni i gjithë shqiptarëve Lorik Cana.

Naim Kryeziu, Burim Kukeli, Besnik Hasi, Lorik Cana, Amir Abrashi dhe Eros Grezda

Aktualisht Vëllaznimi dhe Prishtina janë duke luajtur pa gola 0-0.

Klubi kuq e zi ka nderuar edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin si dhe klubin e Prishtinës me mirënjohje. /Telegrafi/