LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi thuhet se ka fituar garën për shërbimet e Allanit

Atletico Madridi thuhet se ka fituar garën për shërbimet e Allanit
Allan (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Atletico Madrid është i gatshëm të bëjë një ofertë me vlerë 40 milionë euro për mesfushorin e Napolit Allan, kështu që Evertoni duhet të bëjë ofertën e tyre ose të humbasë garën për shërbimet e brazilianit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Atletico është e përgatitur të plotësojë çmimin e kërkuar për brazilianin dhe ai është entuziast për transferimin në Spanjë.


Everton dhe ish-trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, kishin shkuar deri në 38 milionë euro përfshirë shpërblime të ndryshme, por kjo nuk është e mjaftueshme për të bindur Napolin.

Atletico Madridi i bashkohet garës për Allanin
Lexo po ashtu Atletico Madridi i bashkohet garës për Allanin

29-vjeçari ka qenë në Itali që nga viti 2012 në Udinese dhe më pas te Napoli, ku është nën kontratë deri në vitin 2023 dhe ka treguar formë të lartë gjatë këtyre viteve.

Megjithatë, Allan ka rënë poshtë nën urdhrat e trajnerit Gennaro Gattuso, i cili preferon lojtar tjerë në mesfushë, por edhe dëgjon urdhrat e presidentit Aurelio De Laurentiis që nuk e do më brazilianin.

Allan kishte qenë në prag të një transferimi në PSG 18 muaj më parë, por francezët nuk paguan 50 milionë euro dhe transferimi dështoi. /Telegrafi/