LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi dëshiron të sigurojë nënshkrimin e Zaniolos në janar

Atletico Madridi dëshiron të sigurojë nënshkrimin e Zaniolos në janar

Pasi siguroi nënshkrimin e Memphis Depay nga Barcelona të premten, Atletico Madridi është i prirur të vazhdojë të përmirësojë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Një sulmues u kërkua pas largimit të Matheus Cunha dhe Joao Felix në klubet e Ligës Premier, Wolves dhe Chelsea, dhe Depay ka mbushur të paktën një nga ato boshllëqe.


Megjithatë, sipas Todofichajes, Atletico do të donte të shtonte në mënyrë ideale një lojtar tjetër sulmues në radhët e tyre këtë muaj dhe Nicolo Zaniolo mbetet një opsion.

Zaniolo kërkon largimin e menjëhershëm nga Roma, pesë klube vihen pas tij
Lexo po ashtu Zaniolo kërkon largimin e menjëhershëm nga Roma, pesë klube vihen pas tij

Roma do të lejojë Zaniolon të largohet këtë muaj, por vetëm nëse një marrëveshje huazimi përfshin një opsion blerjeje të detyrueshme prej 40 milionë euro, që do të paguhet në verë.

Një marrëveshje si kjo do të ishte një opsion tërheqës për Atleticon, por ata kanë prioritete të tjera përpara se të lëvizin për një sulmues tjetër.

Felipe pritet të largohet nga klubi këtë muaj, gjë që do të kërkonte që të sillet një mbrojtës zëvendësues. Caglar Soyuncu i Leicester City ka të ngjarë të jetë ai lojtar dhe një marrëveshje duhet të zgjidhet përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Atletico do të donte shumë të nënshkruante Zaniolon, por me një mori klubesh të tjera anembanë Evropës të interesuara për 23-vjeçarin, ata mund të humbasin nëse marrëveshja për Soyuncu nuk përfundon shpejt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori