LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid, futet si lider në Vitin e Ri: Suarez dhe Oblak luftojnë për çmime personale

Atletico Madrid, futet si lider në Vitin e Ri: Suarez dhe Oblak luftojnë për çmime personale

Viti 2020 më në fund po mbylljet, ndërsa Atletico Madrid po bëhet gati ta pres Vitin e Ri në krye të tabelës së La Liga.

Ky udhëtim që Diego Simeone po bën me Atletico duket se nuk ka fund.


Trajneri ka 500 ndeshje në krye dhe po arrin suksese të vogla dhe 2020 solli një tjetër.

Çuditërisht, kjo është hera e parë që ai ka përfunduar një vit kalendarik në krye të renditjes si trajner i Atleticos.

Simeone me Los Rojiblancos, edhe vitin kur e kanë fituar titullin nuk ka dimëruar në krye.

Simeone e di se ka shumë punë për të bërë nga tani deri në fund të sezonit.

Pas 14 ndeshjeve, Atletico ka fituar vetëm një ndeshje më pak sesa kishin fituar  një vit më parë.

Njëmbëdhjetë fitore, dy barazime dhe një humbje janë rezultatet që kanë arritur deri më tani.

Atletico po e përfundon këtë vit me Luis Suarez që lufton për Pichichin me tetë gola në 11 ndeshje, dhe ata kanë pësuar vetëm pesë gola në 14 ndeshjet e tyre deri më tani, që do të thotë se Jan Oblak ndoshta mund të fillojë të bëjë vend tashmë për trofeun e tij të pestë Zamora .

Në një sezon të çuditshëm, ku ka ende ndeshje, Atletico edhe pse lider ka luajtur dy ndeshje më pak sesa Real Madridi i vendit të dytë.

Në vitin 2021, gjithçka, gjithçka mund të ndodhë. Tani për tani, Atletico Madrid po mendon vetëm për të fituar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori