LAJMI I FUNDIT:

Atletico me goleadë (Video)

Atletico me goleadë (Video)

Atletico Madridi e ka nëpërkëmbur Real Betisin duke e mposhtur me rezultat 5-1 në Vicente Calderon.

Fernando Torres e hapi serinë e golave (37’), i pasuar nga Antoine Griezmann që vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’).


Juanfran e ngriti më shumë avantazhin në pjesën e dytë (65’), ndërsa Ruben Castro e shënoi golin e nderit për mysafirët (79’).

Griezmann shënoi golin e dytë personal (82’), kurse Thomas e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutat shtesë.

Atletico Madridi është në vend të dytë në tabelë me gjashtë pikë më pak se lideri Barcelona dhe natyrisht se do të shpresojë për humbjen e katalunasve në ‘el Clasico’. /Telegrafi/