LAJMI I FUNDIT:

Ata gjetën një kuti të ndryshkur në pyll dhe në të zbuluan diçka të pabesueshme

Ata gjetën një kuti të ndryshkur në pyll dhe në të zbuluan diçka të pabesueshme

Tre entuziastë po kërkonin sende të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në një zonë pyjore pranë qytetit polak të Szczecin, kur zbuluan një gjë të pabesueshme.

Gjithçka ka ndodhur më 7 nëntor gjersa me vete kishin detektorët metalikë. Kur njëra nga pajisjet “përgjonte” ata e dinin se ishte koha për të gërmuar.


Në një thellësi prej rreth njëzet centimetrash, ata gjetën një kuti metalike të ndryshkur. Sapo tentuan ta hapnin, monedhat e arit u shpërndanë në tokë!

Fotot e zbulimit të pazakontë u publikuan në Facebook dhe ne shohim monedha relativisht të ruajtura mirë. Më pas u bë e ditur se bëhet fjalë për dollarë amerikanë dhe rubla ruse, me një vlerë totale rreth 22.500 euro.


Monedhat në prerje prej pesë, 10 dhe 20 dollarë, ose pesë dhe 15 rubla, datojnë nga periudha të ndryshme dhe një nga më të vjetrat është prodhuar në vitin 1903, raporton Miami Herald.

Një nga entuziastët tha për mediat lokale se zbulimi ishte një “ëndërr e realizuar” dhe se ai ndjeu “emocione të papërshkrueshme”.

Për momentin nuk dihet se kush dhe pse i ka fshehur gjërat me vlerë në pyll dhe një nga gjetësit beson se ato janë “të lidhura me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore”.

Qyteti i Szczecin ndodhet në Poloninë veriperëndimore, pranë kufirit me Gjermaninë dhe rreth 560 kilometra në veriperëndim të Varshavës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Kalo në kategori