LAJMI I FUNDIT:

Astralis eliminon MOUZ dhe siguron gjysmëfinalen në IEM Cologne CS:GO

Astralis eliminon MOUZ dhe siguron gjysmëfinalen në IEM Cologne CS:GO
(Foto: HLTV)

Pas tre mapave të zhvilluar Astralis ka arritur që të mposht ekipin MOUZ, dhe t’i bashkohet ekipeve FaZe dhe Na’Vi në gjysmëfinale.

Ekipi Astralis është duke vazhduar formën e tyre të mirë nga turnetë e kaluar, tani janë shumë afër një finaleje tjetër në turneun IEM Cologne, që po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë.


Edhe pse ndeshja nisi me fitore të mapit të parë nga ekipi MOUZ, Astralis arriti që të barazoi në mapin e dytë, për të vazhduar në mapin e tretë dhe vendimtar, të cilin në fund e fitoi Astralis me rezultat 16-12.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte edhe njëherë Benjamin ‘blameF’ Bremer, me vlerësimin nga HLTV 1.37.

Në gjysmëfinale ekipi Astralis do të takohet me ekipin numër një në botë Na’Vi, ndeshja do të zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 15:30. /Telegrafi/