Vajzat që hezitojnë të merren me basketboll, shembullin më të mirë e kanë Astera Tuhinën. Ajo është vetëm 15-vjeçare dhe luan në Spanjë, derisa gjithashtu është pjesë e Kosovës U16 dhe U20.
Astera është një basketbolliste shumë e talentuar dhe shumë premtuese për të ardhmen. Mosha nuk e ka penguar të arrijë suksese, derisa ka shumë synime për të ardhmen.
Fillimisht ajo ka folur për sezonin e saj në Spanjë tek skuadra e Prometes.
“Edicioni i kaluar ishte i mrekullueshëm, sepse skuadra ku unë luaj është renditur në mesin e 16 skuadrave më të mira në Spanjë, prej më shumë se 3000 skuadrave”.
“Ky edicion deri më tani ka qenë shumë i mirë dhe shpresoj që si ekip të renditemi edhe më mirë se vitin e kaluar. Me paraqitjet personale jam shumë e kënaqur, mirëpo çdo ditë angazhohem më shumë dhe mundohem të kem paraqitje edhe më të mira. Këtë vit kam marrë pjesë edhe në ‘përfaqësuesen’ e Komunës ku jetoj dhe kemi pas një sukses me vitin e kaluar”, është shprehur Tuhina për faqen zyrtare të FBK-së.
Ajo ka shtuar se ëndrra e saj e madhe është të luajë në WNBA, derisa gjithashtu nuk e harron edhe shkollimin.
Ajo vitin e kaluar ishte pjesë e Kosovës U16 dhe U20, derisa me padurim po e pret verën e këtij viti për të përfaqësuar sërish Kosovën në garat ndërkombëtare. “Jam e nderuar dhe privilegjuar që luaj për Kosovën dhe shpresoj se do të kemi paraqitje sa më të mira”.
Në fund edhe mesazhi për vajzat e reja që duan të luajnë basketboll.
“Besoj se çdo njeri duhet te merret me sport, çfarëdo qoftë ai, sepse për mua sporti është diçka që më ka ndihmuar shumë të kem një jetë më të shëndetshme, të krijoj shoqëri dhe të vizitoj shumë vende. Shpresoj se edhe vajzat e reja do të merren me basketboll dhe të kenë suksese në karrierën e tyre”, përfundoi Astera Tuhina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert