LAJMI I FUNDIT:

Asnjë fjalë shqip në festën e Vitit të Ri në Shkup, Arsovska: Beni Shakiri përfaqësoi shqiptarët

Asnjë fjalë shqip në festën e Vitit të Ri në Shkup, Arsovska: Beni Shakiri përfaqësoi shqiptarët

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në ClickPlus sikur erdhi me paramendimin se do t’i parashtrohej pyetja se pse në programin e festimit të vitit të ri, në Sheshin e Shkupit, nuk u dëgjua asnjë fjalë shqip.

Ende pa ia parashtruar gazetari pyetjen, Arsovska tha se Beni Shakiri ishte artisti që përfaqësoi komunitetin shqiptar në këtë manifestim që u financua nga Qyteti i Shkupit, e ku taksa pagues në përqindje të lartë janë edhe shqiptarët.

“E di çfarë do të më pyesni dhe patëm edhe pjesëmarrës shqiptarë. Beni Shakirin. Ai këndoi maqedonisht por kjo nuk është domenin tim. Secili mund të performojë dhe këndojë në mënyrën dhe gjuhën të cilën ai e zgjedh dhe konsideron. Ndoshta ka kënduar edhe anglisht? Nuk e di pse kjo duhet të jetë temë? Megjithatë, nëse bëhet fjalë për programin e fundvitit dhe ajo çfarë plasohet para qytetarëve, unë besoj se gjithçka është në interes të asaj që ju të shihni njerëz të buzëqeshur në shesh dhe njerëzit të jenë të kënaqur dhe të lumtur nga ajo çfarë nuk kanë pasur mundësi ta shohin deri më tani”, tha Arsovska.


Ndërkaq kujtojmë se Beni këndoi vetëm një strofë në shqip./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori