eksperti-banner

Kampionati spanjoll mund të ndjehet krenar për punën e ekipeve në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katër ekipet që përfaqësojnë La Liga-n në këtë garë kanë marrë 32 pikë nga 36 të mundshme, 10 fitore dhe dy barazime, 26 gola të shënuar nga 5 kundër.


Në krahasim me Ligën Premier, që konsiderohet si kampionati më i fuqishëm, ekipet angleze kanë marrë 24 pikë nga 36 të mundshme, teksa vetëm Leicester City, ka marrë pikët e plota.

Barcelona ka marrë nëntë pikët e mundshme duke mundur skuadra si Manchester City, Borussia Moenchegladbach dhe Celtic.

Tri ndeshje 9 pikë për Barcelonën Tri ndeshje 9 pikë për Barcelonën

Në anën tjetër edhe Atletico me një grup shumë të vështirë ka marr pikët e plota. Atleticoka mposhtur Bayern Munichi, PSV-në dhe Rostovin.

atletico Skuadër që vështirë t'i shënosh gol e lera ta mundësh

Real Madridit i kanë ikur dy pikë. Mbretërit kanë barazuar me Borussia Dortmundin dhe kanë fituar me Sportingun dhe Legian.

real-mad-1 Një barazim me Borussian

Edhe Sevilla ka humbu dy pikë, duke barazuar me Juventusin. Andulizanët kanë fituar me Dinamon dhe Lyonin. /Telegrafi/

Barazim me Juven pa gola Barazim me Juven pa gola

telegrafi sport app