LAJMI I FUNDIT:

Ashanti dhe Nelly nxisin dyshimet për ribashkim, shfaqen përkrah njëri-tjetrit në rrjetet sociale

Ashanti dhe Nelly nxisin dyshimet për ribashkim, shfaqen përkrah njëri-tjetrit në rrjetet sociale

Ashanti dhe Nelly po i mbajnë të forta thashethemet për romancën pasi dolën sërish bashkë në rrjetet sociale.

Ish-çifti, të cilët u lidhën dhe u ndan në vitet 2000, qëndruan kokë më kokë ndërsa këndonin “Nice & Slow” të Usher në një video të postuar në InstaStory në llogarinë e reperit në Instagram.


Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet e pajtimit në dhjetor 2022 me një performancë të zjarrtë të bashkëpunimit të tyre të vitit 2008, “Body on Me”, shkruan PageSix.

Foto: Instagram

Më vonë atë muaj, Ashanti, 42 vjeç, adresoi spekulimet gjatë një paraqitjeje në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”.

“Reagimi im ishte, ‘Uau’. Ishin shumë komente dhe shumë njerëz donin që ne të ktheheshim bashkë”, tha ajo.

“Ajo që do të them është se ne jemi në një vend më të mirë. Sepse e dini, më parë ishte si një luftën. Por ne jemi mirë tani. Ne bisedojmë. Kështu që është mirë”, tha ylli.

Foto: Nelly/Instagram

Ndërsa këngëtarja e “Only U” iu shmang pyetjes së Cohen për rindezjen e romancës së saj me Nellyn, veprimet e saj folën më shumë se fjalët kur të dy u panë të kapur për dore në prill pas një ndeshje boksi në Las Vegas.

Një muaj më vonë, ata nxitën përsëri spekulimet për romancë, ndërsa po festonin së bashku në klubin e natës në New York.

Pavarësisht pamjeve të shumta, asnjë nga artistët nuk ka folur publikisht për thashethemet.

Foto: Ashanti/Instagram

Romanca e fillimit të viteve 2000 të Ashantit dhe Nellyt u mbajt gjithashtu mjaft private përpara se të dy të ndaheshin në vitin 2013.

Nelly më vonë u lidh me Shantel Jackson në 2015, megjithëse ata i dhanë fund romancës së tyre në 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori