LAJMI I FUNDIT:

ASH: Të korrigjohet gabimi me pllakën përkujtimore të Nënë Terezës

ASH: Të korrigjohet gabimi me pllakën përkujtimore të Nënë Terezës

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për gabimin në pllakën përkujtimore të Nënë Terezës. Nga kjo parti kërkojnë që gabimi të korrigjohet.

“Emri dhe vepra e Nënës Terezë, përveç shpërblimit të lartë me Çmimin Nobel për paqe, pastaj me shenjtërimin e saj në Vatikan, u bë e njohur dhe e afërt me miliona njerëz, veçanërisht me hallexhinjtë e pafund te cilëve ajo u ka ndihmuar, do të mbahet në mend si gruaja që ia kushtoi tërë jetën dashurisë dhe mirësisë.


Shqiptarët ndjehen shumë krenarë që kishin një bashkëkombëse si ajo, por nuk kanë bërë pothuajse aspak për figurën e madhe të saj, krahasuar me atë që ka bërë ajo, duke qenë urë njohëse e kombit tonë në botë, si komb fisnik e paqedashës. Ajo që ne po bëjmë për të vlerësuar punën e saj, është ende në nivel simbolik dhe nuk po ngrihet në nivelin më të lartë institucional për respektimin e personalitetit të saj të pashoq, për kah meritat që ka.

Në lidhje me inaugurimin e monumentit aty ku ka qenë Shtëpia e Nënës Terezë, qëndrojnë tre mbishkrime: njëri maqedonisht, i gdhendur në pllakë, në mes anglisht dhe në fund edhe shqip, por jo të gdhendur si në maqedonisht. Krahas emrit të të shenjtës Nënës Terezë , aty janë shkruar edhe emrat e sponsorëve. Vlerësojmë se emri i sponsorëve në pllakën përkujtimore bashkë me emrin e të madhes Gonxhe Bojaxhiu nuk shkon fare, sepse ajo është detyrë e shtetit që ta nderojë Nënën Terezë dhe gjuhën e saj, jo protagonistët partiakë. Gjithashtu është për të ardhur keq, që pranë monumenteve të shumta megalomane të Shkupit 2014, që janë përreth pllakës së Nënës Terezë e për të cilët është sponsor shteti, te pllaka e Nënës Terezë sponsorizues janë njerëz privatë. Kjo është krejt e pahijshme.

Kërkojmë nga Qyteti i Shkupit, nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në radhë të parë, por edhe nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si mbrojtës i emrit të Nënës Terezë që të korrigjohet urgjentisht gabimi i i pafalshëm, dhe të hiqet emri i nënkryetarit të Qytetit të Shkupit nga pllaka përkujtimore e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, sepse nuk është institucion, por në këtë rast është person privat”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori