LAJMI I FUNDIT:

ASH pranon humbjen në Tetovë

ASH pranon humbjen në Tetovë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet që janë mbajtur sot në tre komuna në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndërkohë në konferencë për shtyp ka folur shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani i cili ka shpallur fitoren në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë. Kurse BDI, me kryetarin Ali Ahmeti ka thënë se për ta është i rëndësishëm procesi dhe funksionimi i këshillit.

Qëndrimi i bartësit të listës së Aleancës për shqiptarët, Abdulla Osmani, ka qenë “Rezultati nuk është i kënaqshëm për ne. Kemi një rezultat që nuk ishte në pritshmërit tona. Ne këto zgjedhje u ballafaquam me pushtet absolut nga të gjitha partitë, ishim e vetmja parti opozitare, kishim përballë luftën me kontratat, me punësimet. Ne si Aleancë për Shqiptarët, me humbjen në këtë zgjedhje do të ulemi dhe do të reflektojmë për këtë rezultat”, tha mes tjerash Abdulla Osmani.


“Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46 është refuzuar 1”, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Vendvotimet janë hapur dhe mbyllur sipas rregullit dhe në kohë të caktuar. Gjatë procesit nuk janë paraqitur probleme gjatë procesit të votimit. Të drejtë vote kanë pasur 84.072 qytetarë të komunës së Tetovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori