LAJMI I FUNDIT:

Asamoah: Mund të qëndroja te Juve, i lumtur që jam pjesë e Interit

Asamoah: Mund të qëndroja te Juve, i lumtur që jam pjesë e Interit
Foto: Kwadwo Asamoah/Twitter

Kwadwo Asamoah është prezantuar sot (e martë) te Interi pas kalimit nga Juventusi.

Ganezi gjatë konferencës për media në Appiano Gentile zbuloi se mund të vazhdonte me Zonjën e Vjetër, por u bind nga drejtuesit dhe trajneri zikaltër.


“Ndihem si në shtëpi, jam i lumtur që jam këtu”, ishin fjalët e para të Asamoah si lojtar i Interit.

“Kisha shans të qëndroja te Juve, por zgjodha këtë fanellë së bashku me familjen time. Jam i lumtur për eksperiencën e re dhe gjërat e rëndësishme”.

“Vendimi për t’u larguar nga Juventusi ishte i vështirë, por drejtorët dhe trajneri (Luciano Spalletti) më bindën. Jam i bindur edhe nga ajo që skuadra po bën, mendoj se mund të përmirësohem këtu”.

“E di për rivalitetin mes Juventusit dhe Interit, por unë zgjodha këtë fanellë dhe nuk më pengon. Jam këtu për të bërë më të mirën”.

Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme

Ndërsa i pyetur për një përballje të mundshme me Juven në të ardhmen, ku në formacionin e Zonjës së Vjetër mund të jetë edhe Cristiano Ronaldo, ai tha:

“As nuk jam duke menduar për atë, jam këtu për të luajtur, punuar dhe ndihmuar skuadrën time. Nuk po mendoj për përballet kundër lojtarëve dhe skuadrave tjera”, shtoi Asamoah. /Telegrafi/