LAJMI I FUNDIT:

Artistët shqiptarë që u infektuan me COVID-19 dhe eksperiencat e tyre – nga Muhamet Sejdiu e deri te Genc Prelvukaj

Artistët shqiptarë që u infektuan me COVID-19 dhe eksperiencat e tyre – nga Muhamet Sejdiu e deri te Genc Prelvukaj

Viti 2020 është kthyer në një nga vitet më të errëta që nga pas lufta për shkak të gjendjes së krijuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

SARS-CoV-2, i cili fillimisht shpërtheu në Wuhan të Kinës në 2019, në Kosovë u shfaq për herë të parë në muajin mars.


Që nga fillimi i vitit e deri në fund të 2020, thuajse të gjithë janë ballafaquar në forma të ndryshe me coronavirusin, që njëherësh la pasoja të mëdha.

Megjithatë, virusi nuk kurseu askënd – as personazhet e famshme publike, qofshin ata politikanë, sportistë apo fushës së artit.

Kur bëhet fjalë për këta të fundit, një pjesë e artistëve shqiptarë u infektuan dhe patën eksperienca të ndryshme.

Muhamet Sejdiu, Adelina Thaçi, Adelina Emini, Yll Valla nga grupi ‘Aurora’, Shkëlzen Jetishi – Xeni, Art Abazi, Valton Krasniqi, Korab Shaqiri, Genc Prelvukaj dhe Liberta Spahiu, janë të 10 personazhet që u prekën nga virusi.

Muhamet Sejdiu

Muhamet Sejdiu (Foto: YouTube)

Në fillim të pandemisë në mesin e 20 personave të infektuar me coronavirus ka qenë edhe këngëtari nga Gjakova, Muhamet Sejdiu.

Ai ka bërë një deklaratë për media duke theksuar se është në gjendje të mirë shëndetësore falë stafit të mjekëve në Klinikën Infektive në QKUK.

“Jam mirë duke iu falënderuar stafit të mrekullueshëm heronjve në Spitalin e Prishtinës, këtu në repartin e infektivës”.

“Më ka ndodhë mua bashkë me shoqen time po. Isha jashtë, në Gjermani, në Turqi, si unë më çdo javë. Çdo vikend në udhëtime. Jam kthyer më datën 9 dhe kam pas probleme si grip njëherë, po se kam marr me mend se e kam këtë grip. Pastaj e kam kontaktu një mjek më tha eja menjëherë bëjë analizën dhe më dolën pozitive”, tregoi Sejdiu.

Adelina Thaçi

Foto: Facebook

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Thaçi, njoftoi se ka rezultuar pozitive me coronavirus në fillim të muajit korrik. E njëjta lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale.

Artistja theksoi se me gjithë kujdesin e shtuar gjatë gjithë kohës, ajo nuk ka arritur ta parandalojë infeksionin duke qenë se, sipas saj, ‘ka shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim’.

Postimi i saj i plotë (i pa edituar):

“Te dashure miq e familjare,

Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.

Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.
Une hasa ne keto simptoma

Para dy dite, pra;

Lodhje te madhe te trupit

Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.

Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.

Temperature 37.5

Pra keto ishin simptomet e mija

Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!

Me respekt Adelina Thaqi Meta”.

Adelina Emini

Foto: Facebook

Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Emini, në gusht tregoi përmes rrjeteve sociale se është prekur me coronavirus.

Në një status të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Adelina ka shkruar se edhe pse gëzon shëndet të plotë dhe është pa simptoma, analizat e kryera të shtunën e nxorën pozitive me COVID-19.

Statusi i plotë i Adelinës: (pa ndërhyrje):

“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”.

Yll Valla

Foto: Facebook

Anëtari i grupit të njohur muzikor, “Aurora”, Yll Valla, rezultoi pozitiv me coronavirus në korrik.

Artisti, i cili punon edhe në Ministrinë e Pushtetit Lokal, po ashtu rrëfeu simptomat e virusit.

“Është e çuditshme sepse kjo po varion, unë nuk e kam pasur ethe dhe temperaturë, kam pasur kollitje, hundë ngapak, djersitje më shumë, ndërsa shumë interesant pjesa e aromës dhe shijes nuk i ndjejë fare, unë ushqehem mirëpo nuk kam as shijim as aroma, është shumë e çuditshme kjo pjesë, po shpresoj që do të më kthehen”, ka treguar Valla. Ai po ashtu ka bërë të ditur që pjesa tjetër e familjes së tij nuk është testuar, por janë sugjeruar që ata të izolohen.

Të njëjtat simptoma i ka pasur edhe bashkëshortja ime dhe vazhdon t’i ketë edhe tani”., ka thënë Valla në një emision televiziv. Sa i përket infektimit, Ylli ka treguar se nuk e din se nga e ka marrë, e sipas tij një gjë e tillë ka mundur të ndodh për shkak të lirimit të masave. “Edhe puna ku jemi është në kontakt të drejtpërdrejtë me komuna të ndryshme me kryetarë, kështu që është një diçka që është e pamundur të evitohet për kundër që ne i kemi zbatu masat mbrojtëse dhe higjenike”, ka treguar Yll Valla.

Shkëlzen Jetishi – Xeni

Foto: YouTube

Një tjetër artist i njohur që ka qenë i prekur me COVID-19 ishte edhe Shkëlzen Jetishi-Xeni.

Ai ka rezultuar pozitiv në muajin gusht ndonëse nuk ka pasur problem të mëdha.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetëm erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vetizolim”, deklaroi Jetishi.

Gjatë pandemisë, Xeni ishte përballur me disa raste jo edhe aq të këndshme, njëra prej të cilëve kishte të bënte me mosrespektimin e rregullave të vetizolimit, kurse të njëjtit iu ndërprit një koncert një muaj më vonë për shkak të mosrespektimit të distancës.

Art Abazi

Foto: Instagram

Artisti Art Abazi po ashtu ka qenë në mesin e yjeve shqiptarë që është prekur nga coronavirusi.

Njoftimin e ka bërë me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ky është postimi i plotë i artistit Abazi:

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marrë trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv në COVID-19.

E rëndësishme është sot jam shumë më mirë se dje.

Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen!

shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”.

Valton Krasniqi

Foto: Instagram

Këngëtari nga Prizreni, Valton Krasniqi, në tetor u infektua me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka ndarë në rrjete sociale nga spitali.

Ai theksoi se nuk e ka besuar këtë virus, por që tani inkurajon ndjekësit të ruajnë veten, familjen dhe njerëzit përreth.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar ai.

Korab Shaqiri

Foto: Instagram

Artisti i njohur Korab Shaqiri gjithashtu nuk i ka shpëtuar virusit COVID-19.

Edhe pse nuk deklaroi publikisht, këngëtari u bë e ditur se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kaloi pa ndonjë problem të madh.

Genc Prelvukaj

Foto: Facebook

Artisti shqiptar, Genc Prelvukaj, në dhjetor rezultoi pozitiv me coronavirus.

Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, përkundër se u aludua se është shtrirë në spital.

Reperi më pas u detyrua të bëjë një shkrim për të treguar të vërtetën për gjithë këtë.

“Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi”, ka shkruar Genc Prelvukaj.

Liberta Spahiu

Foto: Instagram

Pavarësisht që nuk njoftoi për virusin, prezantuesja Liberta Spahiu në një intervistë zbuloi se ka qenë e infektuar me coronavirus.

“Edhe unë e kam kaluar COVID-19. Nuk është se kam pasur ndonjë simptomë, vetëm se një javë apo dy javë kam qenë pa shije. Po shpresoj që nuk na rikthehet, edhe pse po thuhet se rikthehet. Shpresoj që kryhet sa më shpejt sa më pak pasoja”, ka thënë ajo gjatë intervistës.

Krahas artistëve shqiptarë, infektimit me SARS-CoV-2 nuk i shpëtuan as yjet botërore që ndanë me ndjekësit e admiruesit përvojat e tyre në rrjete sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori