LAJMI I FUNDIT:

Artistet shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë në MTV EMAs 2022

Artistet shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë në MTV EMAs 2022

MTV EMA nuk mund të mburrej me një formacion më emocionues artistësh këtë vit përfshirë këtu edhe grupin Gorillaz.

Ata do të bashkohen me Ava Max, Bebe Rexha, David Guetta, Lewis Capaldi dhe Muse, të cilët janë planifikuar të dalin drejtpërdrejt në skenë për shfaqjen e çmimeve të këtij viti më 13 nëntor.


Capaldi gjithashtu do të japë performancën e tij të parë në këtë ceremoni.

View this post on Instagram

A post shared by MTV EMA (@mtvema)

Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues sërish, pasi kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit.

Së bashku për hitin e tyre “I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiesto “The Motto” për ‘Bashkëpunimin më të Mirë’.

Rita Ora dhe Taika Waititi do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

Ndërkohë, Gorillaz kanë fituar një nominim për ‘Alternativën më të Mirë’, dhe Muse ka siguruar një në ‘Best Rock’.

Siç u njoftua në fillim të kësaj jave, emisioni do të drejtohet nga Rita Ora dhe Taika Waititi.

View this post on Instagram

A post shared by MTV EMA (@mtvema)

Harry Styles kryeson fushën e nominimeve të EMAs të këtij viti duke marrë shtatë nominime, përfshirë ‘Artistin më të Mirë’, ‘Këngën më të Mirë’ dhe ‘Videon më të Mirë’.

Taylor Swift pason me gjashtë nominime, dhe ajo po ashtu fitoi një për ‘Videon më të Mirë’.

Ndërkohë, Nicki Minaj dhe Rosalia fituan secila nga pesë nominime, ku të dyja konkurrojnë për ‘Këngën më të Mirë’ dhe ‘Artisten më të Mirë’.

View this post on Instagram

A post shared by MTV EMA (@mtvema)

Rexha më parë ishte nikoqie e EMAs në 2016 në Roterdam, Holandë.

Ceremonia e sivjetme do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende më 13 nëntor nga PSD Bank Dome në Dusseldorf të Gjermanisë.

Do të jetë e disponueshme për t’u transmetuar në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar nga 14 nëntori.

View this post on Instagram

A post shared by MTV EMA (@mtvema)

Ngjarja e 2022-ës do të shënojë herën e gjashtë që Gjermania organizon çmimet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori