LAJMI I FUNDIT:

Arthur: Projekti i Juventusit më bindi, ëndërr e realizuar të luaj me Ronaldon

Arthur: Projekti i Juventusit më bindi, ëndërr e realizuar të luaj me Ronaldon
Arthur Melo (Juventus/Twitter)

Arthur Melo ka thënë se ishte bindur nga ‘projekti ambicioz’ në Juventus dhe zbuloi se është ‘realizimi i një ëndrre’ për të luajtur me Cristiano Ronaldo.

Reprezentuesi brazilian u prezantua si lojtar i ri i Juventusit sot (e mërkurë) dhe foli shumë për projektin e Bianconerëve përpara sezonit 2020-21.


“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Falënderoj familjen time, menaxherët, Fabio Paraticin dhe të gjithë ata që më kanë mirëpritur”, ka thënë fillimisht Arthur në një konferencë për shtyp.

“Unë kam privilegjin të luaj me lojtarë të shkëlqyeshëm, të luash me Ronaldon është pothuajse realizimi i një ëndrre”.

“Projekti më bindi, është shumë ambicioz”.

“Nuk kam folur në detaje me trajnerin. Ai ka luajtur futboll si disa të tjerë, ai lëvizi dhe luajti në një mënyrë unike”.

“Ndiej privilegjin të luaj për një trajner të tillë. Ne ende nuk kemi folur për formacionin dhe pozicionin në fushë”.

“Unë vetëm mund të falënderoj Barcelonën, ata treguan shumë dashuri për mua. Jam trajtuar shumë mirë, si pjesë e një projekti shumë ambicioz”.

“Megjithëse mund të jetë një shtysë për karrierën time. Një nga arsyet kryesore për lëvizjen time ishte Liga e Kampionëve”.

“Projekti i Juventusit është jashtëzakonisht ambicioz. Liga e Kampionëve është prioritet, do të punoj me bashkëlojtarët e mi për të arritur atë qëllim dhe shumë të tjerë”.

“Seria A, besoj se ka më shumë kontakte fizike. Është një ligë e shkëlqyeshme, do të jetë një sezon i vështirë, por Juventusi është një ekip i shkëlqyeshëm”.

“Do të ketë shumë beteja dhe mezi presim të fillojmë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori