LAJMI I FUNDIT:

Arthur mund të kthehet në janar te Juventusi

Arthur mund të kthehet në janar te Juventusi

Arthur Melo iu bashkua Liverpoolit si huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar të verë, por mund të kthehet në Juventus në janar.

Reklama

Mesfushori 26-vjeçar brazilian nuk përfshihej në skuadrën e Juventusit nga Massimiliano Allegrin i cili ia bëri të qartë se nuk e kishte në planet e tij këtë sezon, duke e detyruar atë të gjente një shtëpi të re.

Pas disa muajsh, Arthur iu bashkua Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar në një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje prej 37 milionë eurosh.

Mediat angleze shkruajnë se se Liverpool po planifikon ta kthejë Arthurin në Juventus në janar në mënyrë që të krijojë hapësirë ​​për një transferim të madh.

Reds nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe është e qartë se nevojitet gjak i ri në mesfushë për të ndihmuar në ndryshimin e fatit të klubit.

Arthur ka bërë vetëm një paraqitje për Liverpoolin pas ardhjes së tij, duke luajtur 13 minuta në humbjen 4-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Ai qëndroi në stol në ndeshjet me Evertonin dhe Ajaxin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos në aeroportin e Budapestit: Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin anglez Taylor, fluturojnë edhe karriget

Kaos në aeroportin e Budapestit: Tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin anglez Taylor, fluturojnë edhe karriget

Liga e Evropës
Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

La Liga
Ronaldo mirëpret Benzeman dhe Messin në Arabisë Saudite pas spekulimeve të transferimit të tyre

Ronaldo mirëpret Benzeman dhe Messin në Arabisë Saudite pas spekulimeve të transferimit të tyre

Ligat tjera
Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Liga e Kampionëve
Simeone zbulon emrat e dy transferimeve të para të Atleticos, tregon edhe situatën e Carrasco me Barcelonën

Simeone zbulon emrat e dy transferimeve të para të Atleticos, tregon edhe situatën e Carrasco me Barcelonën

Ndërkombëtare
Man Utd do të përfshijë Maguire në ofertën e re për Mount

Man Utd do të përfshijë Maguire në ofertën e re për Mount

Premier League
Kalo në kategori