Arteta: Ramsey sikur Fabregas

Uellsiani shënoi një gol në fund të takimit ndaj Crystal Palace të shtunën, gjashtë ditë pasi ndihmoi skuadrën që të fitojë Superkupën dhe Arteta ka vetëm lëvdata për Ramseyn.
“Aaron është në zjarr. Një lojtar si ai vjen nga mesfusha dhe e vë topin final dhe shënon topa të rëndësishëm”.
“Mendoj se ai do të bëhet edhe më i mirë me kohë. Njerëzit kanë frikë prej tij sepse ata e dinë se ai mund të krijojë gjëra dhe kjo ju jep motivim shtesë”.
“Ai tregoi karakter të madh pasi njerëzit qëndronin kundër tij. Menaxheri e ka përkrahur shumë. Ne nuk kemi askënd që shënon nga 40 gola në sezon, por kemi lojtarët që shënojnë nga mesfusha”, ka deklaruar Arteta. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































