LAJMI I FUNDIT:

Arta Bajrami akuzon Taynën dhe Rinën për kopjim në veshje

Arta Bajrami akuzon Taynën dhe Rinën për kopjim në veshje

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Arta Bajrami, prej vitesh është pjesë e skenës tonë muzikore.

Ajo deri më tani ka publikuar një mori projektesh, ku në secilin prej tyre është paraqitur me stile të ndryshme.


E njëjta së fundmi ka akuzuar reperet e reja të estradës, Taynën dhe Rina Balajn, për kopjim të dukjes së saj.

Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

Në llogarinë e saj personale, Instagram, 39-vjeçara ka publikuar disa imazhe teksa tregon se në cilin klip e kanë kopjuar.

“Një skenë të klipit më ka kopjuar pasi e kam publikuar më herët, por jam mësuar të më kopjojnë në të gjitha aspektet, por si Arta nuk bëheni asnjëherë, yll të muzikës nuk të bëjnë ‘make up-et’ artistat e shtrenjtë dhe asgjë tjetër, por vetëm vokali dhe talenti”. “Vazhdojmë ani çika ani dihet kush është mami, mua nuk më pengojnë, më vjen shumë mirë, vetëm suksese”, janë fjalët e Bajramit kundrejt artisteve të reja.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë, Rina dhe Tayna ende nuk kanë reaguar rreth këtyre postimeve të Artës, ndërsa mbetet të shihet në vazhdim.

Nga ana tjetër, artistet janë duke punuar në projekte të reja, madje do jenë aktive edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

Arta akuzon për kopjim Taynën (Foto: Instagram/artathequeen)

Arta Bajrami akuzon Rina Balajn për kopjim (Foto: Instagram/artathequeen)

Arta Bajrami (Foto: Instagram/artathequeen)