LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse Juventusi nuk do ta shkarkojë Allegrin

Arsyet pse Juventusi nuk do ta shkarkojë Allegrin
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Tisa tifozë të Juventusit mund të kenë nisur ta kërkojnë shkarkimin Massimiliano Allegrit për shkak të fillimit jo të mirë të sezonit, mirëpo ekzistojnë disa arsye pse klubi as që e merr në konsideratë këtë gjë.

Pas barazimit ndaj Venezias, Bianconerët janë në presion pasi ndodhen në vend të gjashtë në renditje, me tetë pikë larg pozitës së katërt (Napoli, me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe 11 pikë prapa liderit Milan (ndërsa mund të mbesin 12 pikë prapa kreut në rast të fitores së Interit).


Dështimi për të zënë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, do të ishte një dështim i madh sezoni për Zonjën e Vjetër, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar.

Megjithatë, nuk vjen në shprehej sakrifikimi i Allegrit, sepse pozita e tij është e paprekshme aktualisht.

Kjo është hera e dytë e qëndrimit të strategut italian te Juve, pas viteve jashtëzakonisht të suksesshme 2014-2019, kur i fitoi pesë tituj radhazi dhe luajti dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

E zëvendësoi, Morata dhe Allegri kishin një debat të ashpër: Më mirë heshtni
Lexo po ashtu E zëvendësoi, Morata dhe Allegri kishin një debat të ashpër: Më mirë heshtni

Për largimin e trajnerit besohet të kenë pasur ndikim Fabio Paratici dhe Pavel Nedved, të cilët e kishin bindur presidentin Andrea Agnelli se iu duhej stil më emocionues i futbollit.

Eksperimenti dështoi, me Maurizio Sarri që megjithatë arriti ta fitonte Scudetton, ndërsa Andrea Pirlo e fitoi Kupën e Italisë dhe siguroi një vend në garën më të madhe evropiane për klube.

Agnelli dukej se e kuptoi se rezultatet ishin parësore dhe se stili i lojës jo domosdo ka qenë i rëndësishëm në ADN-në e Juventusit.

Ishte pikërisht presidenti ai që e riftoi Allegrin dhe i ofroi kontratë afatgjate deri në qershor të vitit 2025.

Ajo marrëveshje vlen shumë para dhe shkarkimi i tij nuk do të mund të arsyetohej në aspektin financiar, sidomos në këtë periudhë të hershme të kontratës së tij.

Prandaj, derisa ka të tillë që përpiqen ta bëjnë trend në rrjetet sociale hashtagun #AllegriOut (Allegri jashtë), ky padyshim që do të jetë veprimi i fundit që do të ndërmarrë Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori