Rusia ia ktheu trupin një gazetareje ukrainase, fituese çmimesh, me sy, tru dhe një pjesë të laringut të zhdukur, me qëllim fshehjen e abuzimit të tmerrshëm që i është nënshtruar, kanë pohuar zyrtarët në Kiev.
E burgosura e luftës Viktoria Roshchyna, 27 vjeç, u mbajt në Ukrainën e pushtuar dhe u torturua nga regjimi brutal i Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Qesja e trupit në të cilën ajo u dërgua në shtëpi, shënonte kufomën si një ‘mashkull i paidentifikuar’.
Testi i ADN-së konfirmoi se trupi – me kokë të rruar dhe një kockë qafe të thyer – ishte i Roshchyna.
Ukraina tha se këto hapa të papërpunuar, me shumë mundësi u ndërmorën për të ‘fshehur provat se si ajo u vra përfundimisht’.
Kishte ‘shenja të shumta torture dhe trajtimi mizor’, tha për trupin e saj përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Yuriy Bielousov.
Por, ndërsa gjetën prova torture, ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin një shkak zyrtar të vdekjes pasi trupi i saj ishte mumifikuar.
Hetuesit ukrainas gjetën shenja djegieje në këmbët e saj, me shumë gjasa gjurmë të goditjes elektrike, dhe një brinjë të thyer, raportoi media e pavarur e lajmeve Important Stories.
Ajo ishte zhdukur në ferrin penal të Putinit në vitin 2023, gjatë një misioni raportimi brenda territoreve të pushtuara të Ukrainës.
“Laringu mund të jetë provë e rëndësishme në rastet e mbytjes”, i tha një ekspert medias.
“Kur një person mbytet, kocka hioidale [në qafë] shpesh thyhet. Hemorragjitë mund të gjenden në të bardhën e syve, dhe mungesa e oksigjenit mund të zbulohet në tru”, shtoi eksperti.
Ish-e burgosura e luftës e mbajtur në Roshchyna – e cila punoi për median digjitale Hromadske TV dhe media të tjera – thanë se ajo u ndalua në Energodar në verën e vitit 2023 dhe tre ditë më vonë u transportua në Melitopol, ku u mbajt rob për katër muaj dhe iu nënshtrua torturave.
Prej këtu, ajo shkoi në SIZO-2 të Taganrogut – i krahasuar me një kamp përqendrimi – në një gjendje kritike. Ajo kishte ethe, menstruacionet i ndaluan dhe vuante nga dhimbje barku.
Megjithatë, ajo i sfidoi përsëri rrëmbyesit e saj, duke u thënë rojeve: “Ju jeni pushtues, keni ardhur në vendin tonë, keni vrarë njerëzit tanë. Unë kurrë nuk do të bashkëpunoj me ju”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë