LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse Ibrahimovic qau në konferencën për shtyp ishin djemtë e tij

Arsyeja pse Ibrahimovic qau në konferencën për shtyp ishin djemtë e tij
(Foto: Screenshot/The Sun/Reuters)

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk i mbajti lotët në konferencën për shtyp, të cilën e ndali për disa sekonda që ta merrte veten.

39-vjeçari është kthyer te kombëtarja e Suedisë pas mungesës pesëvjeçare, duke qenë se u pensionua në vitin 2016.


Ai ka vendosur ta vë në dispozicion të përfaqësuese përvojën e tij, meqë po kalon formë fantastike prej se u kthye te Rossonerët.

Në konferencën për shtyp me rastin e rikthimit të tij, sulmuesi veteran ishte emocional dhe qau në momentin kur u pyet se çfarë kishin bërë djemtë e tij, Maximilian (14 vjeç) dhe Vincent (12 vjeç), kur ai u pensionua pas ‘Euro 2016’ dhe tash kur vendosi të rikthehej në përfaqësuese.

Vështirë e besueshme, por i ndodh edhe atij – Ibrahimovic nuk i mban lotët në konferencën për shtyp në rikthimin te Suedia
Lexo po ashtu Vështirë e besueshme, por i ndodh edhe atij – Ibrahimovic nuk i mban lotët në konferencën për shtyp në rikthimin te Suedia

“(Vincent) qau kur u largova nga ekipi kombëtar, por tash është në rregull”, deklaroi Ibra në momenti kur edhe i rrodhën lotët.

Futbollisti që ka luajtur te disa prej skuadrave më të mëdha evropiane (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain e Manchester United) është golashënuesi më i mirë në histori të Suedisë me 62 gola në 116 paraqitje. /Telegrafi/