Harry Kane është një prej sulmuesve më të frikshëm në botën e futbollit dhe duke marrë në konsideratë pozitën e tij, është pritur që ta bartte numrin 9 në fanellën e Tottenham Hotspur dhe përfaqësuesen e Anglisë.

Ai e bart këtë numër kur luan me Tre Luanët, mirëpo kur i mbron ngjyrat e klubit e bart fanellën me numrin 10.

Martin Peters, Glenn Hoddle, Gary Lineker, Teddy Sheringham e Robbie Keane – janë disa nga emrat që e kanë bartur këtë numër te Spursat dhe është pjesërisht kjo arsyeja pse qendërsulmuesi e ka zgjedhur këtë numër nga sezoni 2015/2016.

Pse e bart Harry Kane numrin 10 te Tottenhami

(Foto: Instagram/harrykane)

Reklama

Duke e shpjeguar vendimin e tij për ta bartur numrin 10 para numrit 9 te Spursat, Kane ka thënë për BT Sport: “Mendoj se 10-shi për Suprsat ka qenë një numër i rëndësishëm – Robbie Keane, Glenn Hoddle, lojtarë të tillë, Teddy Sheringham”.

Reklama

“Jam ndier se doja të isha numri 10 për Tottenhamin. Numri 9 për Anglinë, mendoj se është si një numër më i madh për një sulmues – ka pasur disa nëntësha të shkëlqyer”.

“Të jem i sinqertë, duke u rritur në ekipet e të rinjve e kam bartur shumë numrin 10, madje edhe kam luajtur në pozitën e numrit 10, prandaj gjithmonë më ka pëlqyer ky numër”.

Reklama

“Mendova se te Tottenhami 10-shi ishte numër më i madh dhe jepte më shumë përgjegjësi… Sjell më shumë presion (për shkak të emrave që e kanë bartur), por e shijoj. Dua ta përfaqësoj mirë klubin dhe mendoj se ta merrja numrin 10 ishte mënyra më e mirë për ta bërë këtë”, ka thënë 28-vjeçari.

Reklama

Cilat numra tjerë i ka bartur Kane te Totenhami

(Foto: SkySports)

Kane nuk ka qenë gjithmonë në pozitë të kërkojë numrat më të rëndësishëm te Spursat, duke qenë se karriera e tij filloi ngritjen në edicionin 2014/2015, teksa paraprakisht ishte huazuar te skuadra, si Leyton Orient, Millwall, Norwich e Leicester City.

Lëvizje mahnitëse brenda klubeve në Ligën Premier që përfshin Conten, Lukakun, Chelsean dhe Cityn Lëvizje mahnitëse brenda klubeve në Ligën Premier që përfshin Conten, Lukakun, Chelsean dhe Cityn

Në shpërthimin e tij e ka bartur numrin 18, derisa më herët i kishte bartur numrat mbi tridhjetë.

Reklama

“Kam shkuar nga 38 në 37 dhe pastaj në 18. Ndoshta kam qenë edhe 35, por nuk e mbaj mend të kem luajtur me 35. Numri 18 ishte kur shkoi (Jermain) Defoe, prandaj ai më tha: ‘Mund ta marrësh numrin tim’”, ka treguar anglezi.

Dita kur Harry Kane luajti si portier për Tottenhamin

Në karrierën e tij, Kane nuk ka luajtur vetëm në fushën e gjerë, por në një ndeshje të paharruar të Ligës së Evropës (kundër Asteras Tripoli në tetor të vitit 2014), ai hyri edhe si portier.

Reklama

Pasi portieri Hugo Lloris ishte përjashtuar tri minuta pa përfunduar koha e rregullt, qendërsulmuesi – i cili kishte shënuar het-trik në atë takim – vendosi t’i merrte dorëzat dhe pranoi vetëm një gol në fitoren prej 5-1 të skuadrës së tij.

Reklama

“Ishte e çuditshme! Gjëja e mirë ishte se veçmë kisha shënuar het-trik në atë lojë. Fatkeqësisht, Hugo u përjashtua, por ne ishim duke avancuar 5-0 në atë kohë ose diçka e tillë, ndërsa unë thash: ‘Unë do të hyj’. Shumë futbollistëve u pëlqen të jenë në portë, prandaj thash: ‘Më futni mua’”.

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

“Ishte e çuditshme edhe për faktin se ai ma dha edhe shiritin e kapitenit në të njëjtën kohë, prandaj e kisha shiritin e kapitenit në fanellën e portierit dhe dorëzat e portierit – mendoj se akoma e kam atë fanellë në shtëpi”.

Reklama

“Ishte një natë e çuditshme, por të shënoja het-trik – të parin për mua – dhe pastaj ta bëja atë, ishte jashtëzakonisht unike”, ka rrëfyer Kane. /Telegrafi/

Reklama