LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e veçantë e numrit të Guimaraes që lidhet me babanë dhe profesionin e tij – një simbol për origjinën e përulur braziliane

Arsyeja e veçantë e numrit të Guimaraes që lidhet me babanë dhe profesionin e tij – një simbol për origjinën e përulur braziliane
(Foto: Twitter)

Tifozët e Newcastle United mund të jenë habitur kur kanë mësuar se transferimi rekord, Bruno Guimaraes, do ta veshë fanellën me numrin 39.

Mirëpo, ka një arsye shumë të mirë pse mesfushori, i cili kushtoi 43 milionë funte (52 milionë euro), ka vendosur ta bartë këtë numër.


Braziliani e ka bartur numrin 39-të edhe te klubi i vjetër, Lyon, ndërsa të njëjtin do ta bartë edhe te klubi i ri, Newcastle, për nder të babait të tij, i cili është shofer taksie.

Babai Dick dhe futbollisti Guimares, pranë taksisë me numrin 039 (Foto: Twitter)

Babai i lojtarit, Dick, është një shofer taksie në Rio de Janeiro dhe numri i veturës së tij është 39. Për këtë arsye, Guimaraes zgjedh të njëjtin numër që ta mbajë në fanellë për ta nderuar njeriun që e ka rritur.

Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Sipas The Times, 23-vjeçari është shumë i lidhur me babanë dhe nënë e tij, Marcia, e cila është një shitëse me biçikletë.

Numri i fanellës së Guimaraes është një shenjë për fillimin e përulur në Brazil që e ndihmoi atë të bëhej futbollist, diçka që nuk e merr si të mirëqenë.

“Ai fle herët, nuk del dhe kurrë nuk e ka pirë asnjë pikë alkool”, ka thënë nëna e futbollistit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori