LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e vdekjes së Keith Flintit, anëtari i bendit të Prodigyt: Miku ynë ia mori jetën vetvetes

Arsyeja e vdekjes së Keith Flintit, anëtari i bendit të Prodigyt: Miku ynë ia mori jetën vetvetes
Keith Flint (Foto by Jo Hale/Getty Images/Guliver)

Anëtar i bendit, Prodigy, Liam Howlett ka konfirmuar se Keith Flint ka kryer vetëvrasje.

Keith u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Essex, gjithashtu ka konfirmuar policia pas arritjes në vendin e ngjarjes.


Artisti këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.

Keith Flint (Foto by Jo Hale/Getty Images/Guliver)

“Lajmi është i vërtetë, nuk mund të besoj se po e them këtë, por vëllai ynë Keith i mori jetën vetes”.

“Unë jam jashtëzakonisht i tronditur, i zemëruar dhe i hutuar. Pusho në paqe vëllai im”, ka shkruar Liam në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Keith ka folur hapur për shëndetin e tij mendor dhe mendonte për vetëvrasjen, duke përdorur drogë pas punës. Lufta e Keithit me shëndetin mendor dhe drogën e dërgoi bendit deri tek një rënie e madhe.

Keith Flint (Foto by Stefan Gosatti/Getty Images/Guliver)

I njohur më mirë si frontmeni i Prodigy, u bë i famshëm për këngët që u shndërruan në hite ‘Firestarter’ dhe ‘Breathe’. Grupi u bë një nga kryesorët në Mbretërinë e Bashkuar të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, duke nxjerrë në shitje gjashtë albume gjatë gjithë karrierës.

Flint u hodh fillimisht si një balerin në grup, por ra në sy të të gjithëve pas shfaqjes së vokalit në “Firestarter”. Ai shpejt u bë i njohur për stilin unik të flokëve, vijëzimit të syve dhe performancave energjike live. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori