LAJMI I FUNDIT:

Arsenali do të luajë me Sutton United në FA Kupë, por shikoni portierin e kësaj skuadre (Foto/Video)

Arsenali do të luajë me Sutton United në FA Kupë, por shikoni portierin e kësaj skuadre (Foto/Video)

Është hedhur shorti për raundin e katërt të FA Kupës, ku skuadrës së Arsenalit i ka rënë shorti më i lehtë pasi do të përballet me Sutton United.

Sutton United është pjesë e Naciona League që është niveli i pestë i kampionatit në Angli.


Kjo skuadër ka shkaktuar befasinë më të madhe të raundit të kaluar duke larguar nga FA Kupa, Leeds Unitedin.

Skuadra ka festuar pasi e ka kuptuar që do të luajë kundër Arsenalit.

Por ajo që bën të veçantë këtë skuadër është se portieri rezervë i tyre është 45 vjeçar dhe peshon mbi 100 kile.

Në një festë me skuadrën e tij

Wayne Shaw quhet tanku i portës te skuadra e Sutton.

Ai njihet edhe si hareja e skuadrës, ku në shumë video dhe foto tregon aftësitë e tij për ta mbajtur skuadrën në formë.

Gjatë ndeshjes me Leeds

Pritet të shihet se a do ta ketë fatin të luajë për ndonjë minutë me skuadrën e madhe angleze Arsenal. /Telegrafi/