LAJMI I FUNDIT:

Arsenali seriozisht pas Weigl, gati oferta në janar për gjermanin

Arsenali seriozisht pas Weigl, gati oferta në janar për gjermanin
ALTACH, AUSTRIA - AUGUST 05: Julian Weigl of Dortmund (l9 challenges Jeremain Lens of Sunderland during the friendly match between AFC Sunderland v Borussia Dortmund at Cashpoint Arena on August 5, 2016 in Altach, Austria. (Photo by Deniz Calagan/Getty Images)

Julian Weigl po kalon ditët e tij të fundit te Borussia e Dortmundit.

Mesfushori gjerman nuk është i kënaqur me hapësirat këtë edicion, ku pas rikthimit nga lëndimi është paraqitur në vetëm tri ndeshje në Bundesliga.


23-vjeçari ka kërkuar nga klubi të largohet dhe nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e gjermanit me Dortmundin skadon në verën e vitit 2021.

Julian Weigl. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

E skuadra më e interesuar po del të jetë Arsenali, që po mendon transferimin e tij në janar.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Topçinjtë janë gati të shpenzojnë rreth 50 milionë euro për Weigl.

Por për ta transferuar reprezentuesin gjerman, Arsenali duhet ta mposhtë konkurrencën e PSG-së.

Trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel e pëlqen shumë lojën e Weigl dhe po kërkon të ribashkohet me të në kryeqytetin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori