Nga sot fillon aventura e re sportive e fundjavës me disa top ndeshje që do të jenë në transmetim para publikut shqiptar.

Edhe kjo fundjavë do të jetë përplot aksion futbollistik, ku protagonistë pritet të jenë edhe lojtarët shqiptarë më elitarë.

Anglia në Kupë, Serie A dhe La Liga kanë ndeshjet më interesante këtë fundjavë, të cilat natyrisht se do të mund t’i shikoni në shtëpitë tuaja.


Arsenal – Manchester United
Gara: FA CUP
Koha: E premte (sonte), 20:55
Transmetimi: Supersport Kosova 1, Supersport 2

Arsenali e pret Manchester Unitedin në sfidën e 1/16 të FA Cup, aty ku Topçinjtë synojnë kualifikimin tutje.
Misioni nuk është aspak i lehtë, pasi United në shtatë ndeshjet me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer ka shtatë fitore.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do të përpiqen të shkaktojnë humbjen e parë për Djajtë e Kuq, e super dueli vjen ekskluzivisht në platformën më atraktive televizive në IPKO.


Milan – Napoli
Gara: Serie A
Koha: E shtunë (26 janar), 20:30
Transmetimi: Supersport 2

Milani është në mision të vështirë për të luftuar për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Përballë ka një skuadër që duhet ta mposhtë patjetër e që është vështirë ta mposhtë, Napolin.

Napoletanët gjenden në situatë të palakmueshme, pasi gjenden shumë larg vendit të katërt dhe shumë larg vendit të parë në luftën për titull, e me shumë gjasë kjo mund të jetë vetëm ndeshje e radhës për Napolin.
Sfida shumë e rëndësishmë për Rossonerët vjen në Supersport 2 në komentimin e më të mirit, Dritan Shakohova, ekskluzivisht në platformën IPKO.


Lazio – Juventus
Gara: Serie A
Koha: E dielë (27 janar), 20:30
Transmetimi:  Supersport Kosova 1, Supersport 2

Lazio në huti të madhe dhe me rezultate negative ka vetëm një opsion për të dielën – fitoren.

Por, Tomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi do të kenë përballë Cristiano Ronaldon me shokë të cilët ende këtë edicion nuk janë mposhtur.

Lazio ka ditur ta mposhtë Juventusin në të kaluarën dhe këtë do ta provojë edhe të dielën, e sfidën mund ta shikoni në Supersport Kosova 1.


Ndeshjet tjera që do të transmetohen

Të shtunën:
Valencia – Villarreal (20:30)

Të dielën:
Feyenood – Ajax (14:30)
Atalanta – Roma (15:00)
Girona – Barcelona (16:15)
Torino – Inter (18:00)
Espanyol – Real Madrid (20:45)

Për të përjetuar aksionin futbollistik më të çmendur në Evropë, duhet të abonoheni në platformën më serioze dhe më të pasur televizive, të përkryer për dëshirat e të gjithëve, IPKO.

Këtë mund ta bëni duke vizituar dyqanin më të afërt në qytetin tuaj dhe bota ju vjen në shtëpi e në telefon me aplikacionin tvIM.

/Telegrafi/