LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ofron 45 milionë euro për Zahan

Arsenali ofron 45 milionë euro për Zahan
Wilfried Zaha (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Arsenali raportohet se ka bërë ofertën e parë në drejtim të Crystal Palace për sulmuesin anësor, Wilfried Zaha.

26-vjeçari anglez ka shijuar sezonin e tij më të fortë deri më tani, duke shënuar 10 gola në 34 ndeshje në ligës.


Paraqitjet e tij brilante kanë bërë që Zaha të bie në radarin e klubeve të mëdha, ndër to edhe Arsenali, që do shërbimet e tij.

Emery iu kërkon drejtuesve të Arsenalit të 'thyejnë bankën' për transferimin e Zahas
Lexo po ashtu Emery iu kërkon drejtuesve të Arsenalit të 'thyejnë bankën' për transferimin e Zahas

Është trajneri spanjoll, Unai Emery që e pëlqen shumë lojtarin dhe kërkon me ngulm transferimin e tij në Emirates.

Zaha gjatë një ndeshje ndaj Arsenalit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Sky Sports, Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë funtesh apo 45 milionë eurove për sulmuesin e Crystal Palacet.

Megjithatë, ‘Shqiponjat’ thuhet se kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë ndërkombëtar. /Telegrafi/