Arsenal ka shfaqur interesim për yllin e ri të Villarreal, Yeremi Pino, i cili shihet si një nga talentët më të mirë në Evropë.

Ai ka 77 paraqitje me klubin pa i mbushur 20 vjet, duke konfirmuar se është gati për një hap të madh në karrierë.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, me Arsenalin që është në mesin e tyre.

Pino ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, por Villarreal mund të joshet të pranojë një ofertë më të ulët.

‘Nëndetësja e Verdhë’ do të ishte e hapur për të pranuar rreth 45 milionë euro, megjithëse ende nuk kanë marrë një propozim zyrtar nga Arsenali.

Reklama

“Topçinjtë” mund të reagojnë së shpejti pasi kanë larguar lojtarë si Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang në kohën e fundit dhe iu duhen përforcime në sulm. /Telegrafi/

Reklama