LAJMI I FUNDIT:

Arsenal – Guimares, formacionet zyrtare

Arsenal – Guimares, formacionet zyrtare

Arsenali është nikoqir i skuadrës portugeze Vitoria Guimares në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Dy skuadrat janë në Grupin F dhe kanë nisur krejtësisht ndryshe këtë kampanjë evropiane.


Arsenali ka marrë dy fitore në dy takimet e para, derisa Guimares ka humbur dy ndeshjet e para.

Topçinjtë synojnë që të shënojnë edhe fitoren e tretë për ta bërë një hap të madh drejt kalimit të grupit.

Në anën tjetër një humbje nga kjo sfidë do të thotë se Guimares do të mbetet me shumë pak gjasa për të kaluar tutje.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Martinez, Bellerin, Mustafi, Holding, Tierney, Torreira, Willock, Martinelli, Smith-Rowe, Maitland-Niles, Lacazette.

Guimares: Miguel, Garcia, Venancio, Tapsoba, Hanin, Poha, Agu, Almeida, Davidson, Duarte, Edwards. /Telegrafi/