Arsenal 3–1 Milan: Notat e lojtarëve, Xhaka dhe Mustafi me nota të larta

276:"LONDON, ENGLAND - MARCH 15: Granit Xhaka (c) of Arsenal celebrates scoring the second goal during the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between Arsenal and AC Milan at Emirates Stadium on March 15, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images) 12:"Getty Images
Arsenali ka arritur ta mposhtë edhe në ndeshjen e dytë Milanin në Ligën e Evropës.
Topçinjtë kishin triumfuar 0-2 në San Siro dhe u befasuan në ndeshjen kthyese nga Milano.
Hakan Calhanoglu shënoi për 0-1, për të barazuar Dany Welbeck disa minuta më vonë.
Granit Xhaka me një super gol në pjesën e dytë dhe Dany Welbeck me golin e dytë personal i siguruan Arsenalit fitoren 3-1.
Më i miri në fushë ishte sulmuesi anglez Dany Welbeck që mori notën 9,0.
E pas anglezit nota më e lartë shkoi për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka 7,8.
Paraqitje të mirë pati edhe Shkodran Mustafi që mori notë 7,2, ndërsa Wilshere kishte 7,4.
Te Milani dështuan në këtë mbrëmje Alessio Romagnoli 5,8, Patrick Cutrone 5,9 dhe Giggio Donnarumma 6,1. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































