Arsenali ka fituar ndaj Brightonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë vazhduar me fitore në kampionatin anglez, duke mposhtur Brightonin në Emirates, pas fitores së fundit ndaj West Bromwich Albionit me rezultat 2-0.


Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga Nacho Monreal në minutën e 15-të dhe Alex Iëobi në minutën e 56-të.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Alexis Sanchez, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Jose Izquierdon, i cili u notua me 6.0.

Në këtë takim luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili për 83 minuta lojë u vlerësua me notë 7.5, ndërsa Shkodran Mustafi për 90 minuta lojë u notua me 8.3. /Telegrafi/ Arsenal:

notat arsenali e1506862915184

Brighton: 

notat arsenali 1 e1506862987305

telegrafi sport app